Ndërkohë që sindikata e futbollistëve, me përjashtim të Leo Messi-t, vazhdon të jetë në ‘’luftë’’ me La Liga, pas vendimit për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit, për dhjetë vjet, në Shtetet e Bashkuara.
Përpos polemikave, Federata ka vazhduar me planin dhe tashmë është vendosur se cila do të jetë ndeshja që do të zhvendoset në kontinentin tjetër.
Sipas Marca, e cila raporton lajmin e RVV të Cadena, bëhet fjalë për ndeshjen Girona-Barcelona, e planifikuar për në datën 27 janar.
Gjithsesi fjala e fundit i takon ekipit të Girona-s, të cilët do të duhet të bien dakord për të luajtur ndeshjen në Miami dhe jo në stadiumin e tyre, “Montilivi”.
Ndeshja në fjalë u preferua në vend të Betis-Barcelona, pasi ka më pak komplikacione nga pikëpamja e kalendarit, duke u vendosur në mes të ndeshjes së parë dhe asaj të kthimit, të çerekfinales së Kupës së Mbretit.
ma.me










