• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

La familjen dhe shkoi në Gjermani, infermierja përballet me të ëmën

by A R
14/04/2019 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Antigona ishte vetëm 6 vjeçe kur babai i saj u nda nga jeta duke lënë pas 5 fëmijë. E ëma i rriti me sakrifica të pa imagjinueshme, ku arsimimi ishte “ushqimi” kryesor pavarësisht varfërisë ekstreme.

Sfidat nuk mbarojnë, pasi tani që ajo është rritur dhe është bërë nënë e dy fëmijëve është detyruar të shkojë drejt Gjermanisë për të punuar si infermiere. Më e vetmuara nga të gjithë mbetet ajo, nëna Zoje të cilën e mundon largësia me të bijën.

Ardit Gjebrea: Përse ke shkuar në Gjermani?

Antigona: Kisha një punë në Shqipëri, kam punuar katër vite në Qendrën Shëndetësore në Has, por të ardhurat nuk mjaftonin për familjen dhe mendova të emigroja në Gjermani për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për fëmijërinë tënde dhe çfarë ju ndodhi në familje, sepse keni patur një fatkeqësi.

Antigona: Unë në fakt isha 6 vjeçe kur babai vdiq nga pneumonia, ne ishim 3 motra. Mami ishte shtatzënë kur babai vdiq, mendonim si do vazhdoj jeta jonë. 

Mbaj mend që shkova në klasën e parë jo si gjithë të tjerët, na mungonin rrobat e reja, të gjitha vajzat fillonim shkollën, mami merrte borxh për librat dhe veshjet tona. 

Na kapte Viti i Ri pa shlyer borxhet. Edhe pse fëmijë në vend të luaja unë shkoja dhe punoja me mamin në fshat me pesha të rënda. 

Momentin që unë mbarova shkollën e lartë gjeta punë në Has dhe mami mendoi që do e kem afër dhe ka një punë, nuk do ndahemi më. Unë fillova kurs në Tiranë për gjermanishten, por mami trishtohej. 

Ti ke një vend pune, ke fëmijët. Mami jeton vetëm dhe më justifikohet, gjithashtu bashkëshorti dhe fëmijët janë këtu. Djali është i lidhur me mua, më mungon zgjimi i mëngjesit me ata, gjithçka sa kanë edhe mungesë oreksi. 

Kur jam në turnet e natës duhet të fle ditën dhe nuk flas me fëmijët.

Pas mesazhit për nënën në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”Antigona do niset drejt Hasit për të takuar fëmijët pasi direkt nga Gjermania ka ardhur në Tv Klan.

Antigona: Unë sot të kam thirrur për të thënë se dua të marr në Gjermani dhe kërkoj bekimin tënd që kam ikur. Unë e di që ti nuk ishe dakort, nuk të pëlqente që unë do largohesha, por e kisha të domosdoshme. Të falenderoj për gjithçka që ke bërë për ne.

Zoje: Më dhimbsen vajzat e tjera, nuk më pëlqen të rri andej, por tani e ka bekimin tim për ikjen në Gjermani.

Sot jemi fëmijë e nesër bëhemi prindër dhe kuptojmë sesa vlerë kanë ato netë të gjata pa gjumë që të gjithë duhet ti kalojmë. Kur shohim modele të tilla si Antigona dhe mamaja e saj, në fakt duhet të mësojmë rëndësinë e prindit përpara se të arrijmë atë stad. U urojmë lumturi pa fund kësaj familje të bukur./tvklan

Next Post
FOTO / Samanta Karavello pozon e zhveshur…

FOTO / Samanta Karavello pozon e zhveshur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In