• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

KZHR miraton 33 projekte te infrastruktures vendore per vitin 2017

by Java News
23/03/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve në mbledhjen e fundit miratoi financimin e 33 projekteve të infrastrukturës vendore dhe rajonale të hartuara nga bashkitë, me një vlerë financimi 3.5 miliard lekë, për vitin 2017 – 2018.

Projektet e propozuara për financim përfshijnë vijimin e ndërhyrjes në disa qendra/sheshe qyteti, si: Malësia e Madhe, Bajram Curri, Përrenjas, Këlcyrë, Konispol); bulevarde/pedonale/parqe urbane në qytete (Elbasan, Korcë etj.); rehabilitime urbane (Tropojë, Belsh, Lushnje, Vlorë, Durrës, etj.); apo projekte të konektivitetit lokal dhe rajonal (Vau i Dejës, Kavajë, Shijak, Rrogozhinë, Elbasan, Fier, Divjakë, Polican, Himarë, Dropull etj.).

Një  prej projekteve të mbështetura fianciarisht nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve është ndërhyrja polifunksionale në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në qytetin e Lushnjes. Projektin e ri me vlerë 140 milion lekë, për të cilin do të nisë puna së shpejti, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e prezantoi gjatë takimit me banorë të lagjes “Xhevdes Nepravishta”, shoqëruar nga kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.

  “Lagja juaj, e ndërtuar në një terren kodrinor prej vitesh ka patur probleme me përket rrëshqitjeve të dheut, disiplinimit të ujërave dhe përmbytjeve sidomos të kateve të para të banimit gjatë periudhës së shirave. Në këtë lagje nuk është investuar që prej ndërtimit të këtyre pallateve dhe paraqitet tashmë në gjendje tepër të amortizuar. Projekti që ne kemi miratuar do të zgjidhë problemet e rrëshqitjes së dherave, disiplinimit të ujërave dhe përmbytjeve të kateve të para të banimit në periudhën e shirave”, tha Ministrja Gjermeni në takimin me banorët.

Përfitues të drejtpërdejtë të këtij projekti do të jenë 4000 banorë si edhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonë.

Punimet do të konsistojnë në sistemimin e kanalit të ujërave të larta, me pastrim dhe shtimin e gjelbërimit në bankinën e tij, ndërtimin e mureve mbajtëse për të penguar rrëshqitjen, shtimin e pemëve dhe gjelbërimit, ndriçimin në gjithë zonën që trajton projekti, plotësimin e infrastrukturës rrugore midis pallateve, punime trotuaresh si dhe krijimin e amienteve sportive e shlodhëse për të gjitha moshat.

Bashkia Lushnje, u mbështet në mbledhjen e KZHR edhe për projektin e sistemim-  asfaltimit të rrugës Bubullim Imsht, me vlere 78,346,951 Leke si edhe për rikonstruksionin e 3 shkollave 9 vjecare, palestrave dhe ambjenteve sportive, 2 prej të cilave në Fier Shegan dhe tjetra në Krutje.

Që prej vitit 2014 e deri më sot janë 400 projekte të infrastrukturës vendore nga veriu në jug, nga bashkitë e mëdha e deri tek ato më të voglat, të cilat po financohen dhe zbatohen përmes Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, një instrument financiar tashmë tërësisht i riformatuar për t’i dhënë frymëmarrje zbatimit të çdo projekti.

 

Next Post
Agresiviteti, zemërimi dhe fyerjet e Bashës nga çadra, ekspertët analizojnë gjuhën e trupit

Agresiviteti, zemërimi dhe fyerjet e Bashës nga çadra, ekspertët analizojnë gjuhën e trupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In