Një kupon me vlerë 3 mijë paund (4 mijë euro) për të lindur në shtëpi në vend të spitalit: kjo është ideja më e re e qeverisë britanike për të ulur presionin ndaj shëndetit publik dhe për t’i dhënë qytetarëve më shumë zgjidhje.
Porj projekti i prezantuar nga Baronesha Cumberlege në Dhomën e Lordëve ngre shqetësimin se qëllimi i qeverisë është shkurtimi i fondeve për kujdesin shëndetësor.
Por në letër nisma duket si stimul për të rikthyer traditën e së shkuarës, por me gjithë kujdesin e duhur në shtëpi.
Sipas projektit, gratë do të marrin 3 mijë paund dhe do të asistohen në shtëpi gjatë lindjes nga mamia dhe mjeku.