• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky vend nuk fal as shenjtoret dhe as ku*vat

by Java News
24/01/2022 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Neda Balluku

Trixës, shoqes së përvojës së përbashkët!

E dashur Beatrix,

ky vendi ynë është i projektuar që t’i bëjë vajzat të ndihen të gabuara dhe pa vend. Të gjykuara deri në detaj. Dhe sidomos nuk i fal kurrë. Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan kurva. Nuk fal as nënat e as bijat. Nuk fal motrat. Nuk fal as barkun që i lind.

Por a e di ti Trixë se kush ja jep fuqinë këtij vendi për t’u sjellë kështu?! Jemi vetëm ne. Ne vajzat që shumë shpesh jetojmë për ata dhe jo për ne. Për ne që qysh në vegjëli kemi parë sesi gruaja merr përherë fajin.

Dhe a e di si zgjidhet kjo, moj shoqja ime e përvojës së përbashkët? E thjesht dhe e pastër; duke mos e çarë kokën hiç! Përjetë peshën për gjithçka në këtë vend, do ta mbajmë ne. Unë jam gati për këtë!

Më janë dashur plot 10 vite e dashur Beatrix të kuptoja se në këtë botë do të kemi përherë njerëz që na duan e vlerësojnë (dhe ti ke SHUMË!) dhe të tjerë që sot mund të të duken si oriz i shtuar (ata që nuk të duan) dhe unë e di, që iluzioni i së keqes është ai që e bën të duket më i shumtë në numër, por mos u gënje! është vetëm iluzion.

Ti ke në dorë të reagosh e të zgjedhësh çfarë të bën mirë ty. Të rrethohesh nga ajo dashuri që për ty e kanë të gjithë njerëzit në krahun normal të këtij vendi.

Edhe sikur ti të kishe patur një rrugëtim krejt të ndryshëm, më beso- edhe për sytë e tu të shkruar do kishin diçka për të thënë! Vërtet dëshiron t’i lejosh të të gllabërojnë, stresojnë 10 vitet e ardhshmetë jetës tënde dhe të të vënë në dyshim për atë që je?!

Ti ke vetëm një detyrë Trixë sot e përherë, përballë urrejtjes që në Shqipëri vjen falas, do lodhesh pak në betejën për ta rrethuar veten me dashurinë që shpesh këtu duket si e heshtur, mirëpo është dhe është e fortë, ty të duhet veç pak t’i japësh zë.

Bëje për veten për të shpëtuar, bëje për ne që e mësuam me të keq këtë punë dhe bëje për ato vajzat e ardhshme që do të bëjnë pëvojën që bëmë ne, por të lira dhe pa frikë!

Mos i lejo Trixë dhe kupto realisht që kjo gjendje e famshme inati histerie, merr vlerë vetëm nga frika jote. Dielli sot është i bukur, siç ka qenë përherë. Dhe ti këtij Dielli, nuk i ke asnjë borxh!

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

6 bashkitë një mostër perfekte statistikore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In