Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar ka deklaruar se kjo që po ndodh në forcën politike që ai përfaqëson nuk është bashkim, por është mashtrim.
“Kjo nuk është bashkim, por mashtrim. Ja kam thënë edhe Flamur Nokës dhe ai e ka pranuar”, mësohet të këtë thënë Xhaferri.
Termi guvernatore është përdorur nga Berisha për ambasadoren e SHBA. Nga Xhaferaj ka pasur gjithashtu një akuzë për Berishën dhe Alibeajn.
“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim!”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj.
Kujtojmë që më herët gjatë mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt.
g.kosovari