• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky Parlament nuk mund të shkojë në gjumë, ka thënë Mateu!

by Frrok Çupi
01/08/2022 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nëse ky Parlament shkon në pushime, atëherë nuk ka pse kthehet më.

Duhet të ndërtojësigurinë, të bëjë ligjet që të rrethojë spiunët dhe të korruptuarit, hajdutët qëmbajnëdrynat e sekreteve…, e pastaj.

Nëse bie në gjumë shteti dhe Parlamenti në këto momente që janë në zgrip, atëherë bëhet më e keqja. Nuk kanë pse kthehen më.

Këtu mund të gjejë njerëz të tjerë, mund të gjejë një shtet tjetër, mund të gjejë ligje të tjera dhe sundues tjetër. Kështu ka ardhur puna, deri në këtë pikë. Dhe kjo ka ndodhur edhe për arsyen se Parlamenti ka fjetur çdo vit; ka fjetur e ka grirë fjalë boshe. Ndërsa djalli nuk ka bërë një sy gjumë.  Dy ‘kompani’ kundër kombit dhe kundër njeriut, Berisha- Meta, kanë mbledhur pasuri të madhe, kanë akaparuar armë dhe të armatosur, kanë rrëmbyer spiunët dhe i kanë bërë ushtarë. Dosjen e presidentit spiun e ka Sali Berisha në folenë e tij. Sa shumë spiunë e sa shumë kocka dhe kriminelë ka në atë ‘katakomb’?

Të zgjedhurit e popullit nuk mund të flenë mbi rrezikun që i kanoset popullit.

Hera e parë që ndodhi kështu në botën e qytetëruar, ka qenë koha kur u kthye Jezusi. ‘Kur ai u kthye, i gjeti apostujt prapë në gjumë. Po flini- u tha- e shikoj në sytë tuaj të rëndë’. (Ungjilli sipas Mathew).

Këta deputetë, mund të mos gjejnë asgjë si më parë.

Atëherë, çfarë do të gjejnë?

Në vend të shtetit të votuar në dritë të diellit, do të gjejnë një ‘shtet’ dosjesh të dalë nga errësira. Spiuni spiunoi spiunin dhe të dy u helmuan…, dikush mbeti, në 30 vjet. Mezini konstatoi spiunin, e fshehu dhe ia dorëzoi Gazidedes; Gazidede e rekrutoi e pastaj ia dorëzoi Berishës. Pastaj u helmua ‘papritur’ Gazidede. I vetmi spiun i lartë që mbeti gjallëështë Meta që u bë president. Në dosjete  tjera pranë dosjes së tij në shtëpinë e Berishës ndodhen dosjet e dëshmitarëve të tjerë: Faik Hoti, Ilir Hoti, AliSpahia, Remzi Hoxha, Ali Uka, PjetërArbnori, SafetZhulali. Këta janë vetëm foto të vjetra dhe kocka, si në thesin e plakës Nicë. I mban Berisha. Duhen sekuestruar urgjentisht, para se të nisin pushimet; aty ndodhet një shtet fantazmë por i rrezikshëm.

Përderisa presidenti dhe kryeministri i Republikës, Berisha, ka mundur që të fusë në shtëpinë e  tij dosjet e spiunëve të Policisë Sekrete, kjo do të thotë se ka në dorë një ushtri me kapuçonë; Parlamenti legal ekziston formalisht. Ushtria e spiunëve të Sigurimit nuk është më aq ‘polite’ sa atëherë kur lulëzonte fushës në diktaturë; tani ushtria e Spiunëve është tmerrësisht e egër dhe mund të shkatërrojë vendin përsëri. Vendin e djegur siatëherë mund të gjejnë deputetët pas gjumit, nëse shkojnë…Matew do t’u konstatojë vetëm sytë e fryrë.

Ushtria e Spiunëve ka gjeneralët më të lartëtë shtetit.

Më duket se është e kohë e humbur që  të numërohen yjet dhe gradat e gjeneralëve që nuk janë pjesë e Sigurimit; këta janë ‘asgjë’ para gjeneralëve të egër tëPolicisë së diktaturës. Në ato radhe ndodhet njëpresident i Republikës, një kryeministër, një kryetar i Parlamentit, një kryetar partie. Më tëvegjlit nëkupolë janë vrasësit, trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore, hajdutët, tëkorruptuarit. Këta shembin edhe një perandori të tërë me pasurinë që posedojnë dhe me egërsinë e terrorit që ushtrojnë. Në katakombin e tyre do të gjendet Artan Santo, Fatmir Xhindi, Kosta Trebicka, Sokol Olldashi…

 

Tani që u zbuluan, vrasësit bëhen më të egër…

E si do të shkojëParlamenti me pushime në këtë moment? Të paktën duhet ngritur ligji që të shpallen dhe rrethohen spiunët, ligji që të dënojë tregtarin e spiunëve, të eliminojëSali Berishën dhe Ilir Metën nga jeta publike e njeriut. Kur zjarrvënësi i Athinës Herostrati dogji tempullin e Artemisës, u dënua që të mos i përmendej më emri.

Pse spiunët dhe tregtari i tyre, u zbuluan pikërisht tani?

Dikush thotë se kjo është në favor të shtetit dhe ligjit. Jo, nuk është. Kjo është në favor të ‘shtetit tëdjajve’; nëse ‘apostujt’ shkojnë në gjumë. Sepse ‘shteti i dosjeve’ u zbulua bash në momentin kur Parlamenti po bënte gati valixhet, euro, hotele, skafe dhe makina…, përtë shkuar në pushime. A nuk iu prek kjo? Atëherë çfarë?… Atëherë shteti i spiunëve mekryeministra dhepresidentë do të dilte menjëherë nga dosjet dhe do t’i gllabëronte të gjitha çfarë ka mbetur. Ka ndodhur që perandori të mëdha kanë rënë pikërisht për shkak tëzhytjes në kënaqësi të oborrit, e jomë një shtet delikat!.

Tani nuk duhet të ketë pushime, ndryshe quhet se e keni lënë popullin nën këmbët e këtyre.

Next Post
“Në një automjet lëvizin persona të armatosur’/ Policia aksion në Tiranë, pas informacioneve në rrugë operative vë në pranga 33 vjeçarin

“Në një automjet lëvizin persona të armatosur’/ Policia aksion në Tiranë, pas informacioneve në rrugë operative vë në pranga 33 vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In