• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky nuk është grip, por…”, Mark Gjonaj flet për situatën në New York: Më shumë se 6 shqiptarë të vdekur

by Java News
08/04/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut ka folur në një lidhje ‘live’ për emisionin “Real Story” në News24 për situatën nga koronavirusi në këtë qytet dhe shqiptarët e prekur. New York-u është dhe shteti më i prekur në SHBA nga COVID-19 dhe me numrin më të lartë të viktimave dhe të të prekurve.

Gjonaj tha se fatkeqësisht numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën nga COVID-19 është më i lartë se 6 dhe po ashtu ka shumë të prekur si dhe të shëruar. Ai bëri apel për respektimin e masave të mbrojtjes.

“Ngushëllimet më të sinqerta për ata që kanë humbur të afërmit dhe lutem për ata që janë duke luftuar këtë virus.
Në lagje të Bronks janë 15 438 pozitivë me mbi 900 që kanë ndërruar jetë. Është një katastrofë çfarë po ndodh, është një gjë që as në ëndërr nuk kemi mundur ta shohim këtë tragjedi që po ndodh.

Vazhdon akoma përhapja e sëmundjes. Ekspertët akoma nuk dinë boll dhe çfarë efekti ka. Ne po shohim vende që e kanë kaluar më herët dhe po i analizojmë po pak dihet për këtë sëmundje a mundet të ketë një radhë të dytë. Gjëja më me rëndësi është që popujt t’i respektojnë masat sa më shumë. Maskat, shaje, dorezat, distancat. Duhet të kujdesemi për veten, për familjen, për njeri-tjetrin.

Numri që e dimë për ne për shqiptarë janë më shumë se 6 por akoma nuk e dimë saktë. Njohim shumë që kanë ndërruar jetë, shumë që janë ende sëmurë, janë disa që e kanë kaluar këtë sëmundje. Nuk mund të realizohet numri i saktë i tyre. Nuk është qesharake kjo sëmundje, si një grip që mund ta kalosh lehtë, është shumë e rrezikshme. Detyra jonë është që të informojmë shqiptarët që të ruhen sa më shumë”, deklaroi Gjonaj.

Sa i përket masave e shtrëngimeve në New York, Gjonaj tha se tani e rëndësishme është të mbështesim njëri-tjetrin.
“Duhet t’i përmendim dhe t’i falënderojmë ata që janë në vijën e parë të frontit, mjekët, infermierët, policisë që po rrezikojnë. Sa i përket politikës, sot nuk është ditë për politikë. Kemi dhimbje e halle në popullin tonë. Sot duhet me qenë aty për shoqi-shoqin. Ne jemi të gjithë së bashku duke e vuajtur dhe të gjithë së bashku do e kalojmë këtë krizë. Duhet të interesohen për fqinjët, për të moshuarit, ata që janë me shëndet të dobët.

Gjithmonë ai më i dobëti e mban më rëndë, ka barrën më të madhe që ta mbajë. Kjo nuk ka lënë pa prekur askënd. Nga ai më i mençuri e më punëtori tek ai që s’ka pas një ditë shkollë. Ky virus ka kapur gjithkënd, të duket sikur mbrohesh por të kap. Nuk ka asnjë mbrojtje nga ky virus.

Nuk besoj se jeta jonë do të jetë si më para. Nuk do jetë ajo që e njohim ne. Me humbje jete, me humbje sigurimi jetese, me humbje biznesi. Duhet me analizu ku kemi bërë gabime që me qenë të përgatitur për herë të tjera”, deklaroi Gjonaj.

Next Post
U gjet i vdekur në banesë në Maqedoninë e Veriut, 44-vjeçari nga Fieri ishte prekur nga koronavirusi

U gjet i vdekur në banesë në Maqedoninë e Veriut, 44-vjeçari nga Fieri ishte prekur nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In