• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky mësim nuk duhet harruar”, Rama reagon sërish për Ballukun: Ma gjeni një vend në botë që pezullohet ministri…

by A R
02/12/2025 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një tjetër reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama sa i takon vendimit të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Ai rithekson se është rast unikal në botë dhe sipas tij, lufta ndaj korrupsionit nga ana e drejtësisë së re, nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar.

Postimi i kreut të qeverisë në “X”:

Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!

Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!

E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese,  prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.

Le të jemi të qartë:

Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.

Next Post
U mori para klientëve pa hapur procese gjyqësore, dërgohet në gjyq avokatja në Fier

U mori para klientëve pa hapur procese gjyqësore, dërgohet në gjyq avokatja në Fier

Comments 3

  1. Hristo says:
    3 months ago

    Zoti KM – Rama, ju drejtohem direkt, shpresoj të më lexosh.
    Ke në dorë, edhe gurin edhe arrën.
    Për të mirën e këtijë vëndi, bëni urgjent modifikimet apo ndryshimet e duhura, nga specialistë (vetëm jo të tipit Fatmir Xhafaj e Ulsi Manja), në ligjet dhe nenet përkatese, të kodit të proçedures penale dhe të kodit penal, PA HUMBUR asnjë minutë kohë, sepse ky SPAK, do t’na detyrojë të braktisim vëndin.
    SPAK, është bërë si ÇEKA e Xherxhinskijt apo sigurimi i shtetit të modelit pis të Nevzat Haznedari.
    Pa harruar që, SPAK nën drejtimin e Sali Berishes, synimin e ka të të godasë ty o KM – Rama.
    Kjo është finalja.

    Reply
  2. Anonymous says:
    3 months ago

    Mire sh edvin,edhe ty po drejtohem,gjeje nji vende ne bote,qe ka kaqe shum korrupsion,sa ne qeverine tende hajdute,me ty si k/hajdute.Ju e qeveria juaj, jeni te pa ngopur,me parate e fukarejve shqiptare.A e kupton,po te funksionoje drejtesia,ti e hajdutet tuaj,duhet te ishit ne burge.Ti mbron ballukun,se duke mbrojtur ate,mbron vehten,ti je me i korruptuari i te gjitha kohrave,Menduam se ishte,monstra e vicidolit,me hajdutet
    e tije me i korruptuari,ti ja kalon atije,per korrupsion.

    Reply
  3. Lili says:
    3 months ago

    Jo vetëm pezullohen por edhe arrestohen ministrat në BE.Ti Tradhtar i Kombit Shqiptar Edi Rama! Mallkuar qofsha unë që të kam votuar!Po të ishte gjallë Bertolt Breht do të të thoshte “Kur do të zhdukesh moj kolerë?!”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In