• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky ishte “viti i Lulzimit”!

by Artur Ajazi
27/12/2018 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Viti 2018 padyshim do të mbahet mend si “viti i Lulëzimit”, jo për shkak të arritjeve dhe sukseseve, jo për shkak të risive dhe ndjesive, por për shkak të fiaskove dhe telasheve në të cilat ai e ka futur thellë opozitën në tërësi , dhe veçanarisht PD. Viti 2018, padyshim do të mbetet “viti i Lulzimit”, nga ku opozita e stërlodhur nuk mori sprintin e duhur, nuk dha frymëzimin e pritur, dhe nuk ngjalli shpresën dhe besimin tek militantët e saj të dërrmuar.

Viti 2018 do të mbetet “viti i Lulëzimit” edhe për 1001 arsye të tjera që lidhen me mungesën e politikbërjes, mungesën e transparencës dhe ideve rracionale, për mungesën e aftësive dhe bashkëpunimit institucional, duke prodhuar skandale dhe dështime. Viti 2018 do të mbahet mend gjatë politikisht si “viti i Lulëzimit” për zbulimin dhe denoncimin e një mali me skandale dhe denoncime që e rrëgjuan së tepërmi PD e tij. Babalet, CD me “policë dhe informatorë të rremë” apo loja me banorët e rrethinave të Tiranës për të penguar investimet, teatri me artistët dhe skenari i dështuar tashmë me studentët e “dhjetorit”, e bëjnë më të larmishëm vitin 2018 si “vitin e Lulzimit”.

Kuvendet apo dhe kongreset e partisë të tij përtej fasadës, e deformuan plotësisht mendimin dhe hamendësinë e çdo shqiptari që disi besonte se “një ditë kjo PD do të zgjohet”. Kjo pasi kryetari Basha tashmë ka shuar çdo shans, për të garuar denjësisht me Ramën, dhe shpalosur para shqiptarëve platformën e tij të “qeverisjes së nesërme”.

Shqiptarët nuk u besojnë më profkave të një kryetari partie që nuk të ofron kurrë një alternativë më të mirë se e Ramës, shqiptarët nuk mund ti besojnë më deklaratave të një kryeopozitari, që bëhet palë me cilindo që guxon të shkelë ligjet , mjafton të përfitojë kredo politike dhe pushtet për vehten. Viti 2018 , do të mbetet si “viti i Lulëzimit” edhe për faktin se kryetari i një partie opozitare, si askush tjetër në këto 28 vjet, e përdori dhe ktheu PD si zyrë noteriale për milionerët e kupolës drejtuese dhe pasurinë e tij “të deklaruar”.

Viti 2018 do të mbetet “viti i Lulëzimit” edhe për vendosmërinë e tij “të padëgjuar” sidomos kur deklaronte se “PD nuk futet më në Parlament deri në largimin e Ramës”, duke i mbajtur ervinët e tij në bojkotin shëtitës 6 mujor, duke mbajtur mbledhje dhe takime në hotelet e qyteteve ku nuk kishte shkelur kurrë. Viti 2018, ishte do të mbetet viti i shpartallimit të një opozite e cila nuk ka gjasa të ketë triumf politik, sa kohë të mbetet dhe mbahet peng nga “krushqia” e një “kryetari të ri” me politikën e vjetër.

Viti 2018 do të mbetet deri në fund si “viti i Lulëzimit” edhe për diçka të padëgjuar më parë, për sulmet e një kryetari opozite ndaj medias së lirë, duke dashur ti bëjë ato partnere në sfidat e rreme dhe dështimet e veta. Studentët, dhe lëvizja e tyre e “dhjetorit” ishin e vetmja spirancë, tek e cila kjo opozitë mendoi se mund të kapej fort, shpresoi se mund të ringjallte edhe njëherë ’90, dhe Lulzimi të bëhej “Berishë në PD”. Zhgënjimi ishte spektakolar, duke i kujtuar çifligarëve të PD, se gjithçka bëjnë është e pamundur veç faktit se viti 2018, ishte dhe do të mbetet “viti i Lulzimit” të dështimit.

Next Post
Tabela/ ARRSH rrëzon opozitën: Ja sa është kostoja e projektit të Unazës së Madhe

Unaza e Re, publikohet lista e banorëve që marrin dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In