• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky është viti më i vështirë shkollor”, Rama: Bëni natën ditë, ndiqni udhëzimin në çdo gërmë!

by Ardit Rada
01/09/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në një mesazh të parë publik para nisje së vit të ri shkollor, që do të jetë tepër i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19 shprehet se, 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne.

Rama përmendi disa nga masat, duke theksuar se në asnjë rast nuk do ketë më shumë se 20 nxënës në klasë, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të arsimit dhe mësuesve për respektim maksimal të rregullave si fillim nga vetë ata dhe të jenë gati për një punë të vështirë duke punuar ditë-natë.

Ai përmendi skenarin e mësimit online një javë pas mësimit në klasa dhe tha se ruajtja e shëndetit është një sfidë e jashtëzakonshme jo vetëm për të filluar por edhe vijuar e përfunduar vitin shkollor.

“Duke parë se çfarë ndodh nëpër botë, padiskutim që jemi të shqetësuar lidhur me domosdoshmërinë për një nivel maksimal performance të gjithë zinxhirit të drejtimit të shkollave për këtë arsye MAS ka kryer një punë të thelluar dhe ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues goxha të detajuar për fillimin e vitit shkollor, por përtej çfarë është studiuar dhe duke u analizuar me shumë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri që është hedhur në këtë udhëzues, suksesi lidhet me shumëfishimin e energjive që ju dhe gjithë skuadrat tuaja së bashku me drejtuesit e shkollave duhet të vini në dispozicion të këtij viti.

Duhet ta bëni natën ditë pa u lodhur dhe pa pushim dhe të jeni në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe t ë2 gjithë ata që ju punoni çdo ditë dhe për të ndjekur me rigorozitet udhëzuesin. Që nga drejtuesit e shkollave deri tek çdo mësues përfshirë edhe prindërit.Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tijin po duhet ta mishëroni jut ë parët. E dini shumë që funksionimi I shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1, 2 dhe 3 turne. Ashtu sikur e di se, 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne.

Mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minutshe ku në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë asnjë klasë me më shumë se 20 nxënës. Javën e parë do të zhvillohet në klasa dhe 1 javë online.

Dje u hapën 600 klasa nëpër shkollat publike për 4500 nxënës që e kishin të pamundur gjatë karantinës të ndiqnin mësimin online. Të gjithë institucionet arsimore që po marrin masat për fillimin e vitit të ri shkollor janë në një sfidë të jashtëzakonshme jo thjesht për të filluar por për të vazhduar dhe përfunduar këtë vit shkollor.

Pas trajnimeve të vazhdueshme me drejtuesit arsimorë, pajisjen me bazë material të nevojshme ku shtohen këtë vit dorezat alkool termometër etj, do të ketë një person nga sistemi I shëndetit publik pranë shkollës, ju lutem duhet të jenë kontakt I juaji I përditshëm, për t’ju gjendur pranë për të këmbyer një informacion. Në dijeninë time procesi I vijëzimeve nëpër shkolla po përfundon dhe sigurimi I distancës fizike në të gjitha mjediset e tyre është domosdoshmëri por thënë kjo është absolutisht e domosdoshme që të kuptohet nga të gjithë ju që nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult por burra dhe gra, djem dhe vajza që janë në moshën e tyre të pjekurisë, bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate dhe prandaj është e domosdoshme që ky proces të kryhet me kujdes dhe përkushtim”, shprehet Rama.

/e.rr

Next Post
“Zoti e bëftë për hajër”/ Brenda 24 orëve infermierja në Kosovë merr rezultate të ndryshme për testin e COVID

“Zoti e bëftë për hajër”/ Brenda 24 orëve infermierja në Kosovë merr rezultate të ndryshme për testin e COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In