• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky është vendi më i persekutuar”, Basha në Vaqarr: Do ju kthejmë të drejtën për të zgjedhur kryetarin vendor

by
16/04/2021 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ndal sot në Vaqarr, ndërsa dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se banorëve të zonave rurale do t’i kthehet e drejta për të zgjedhur kryetarin vendor.

Qytetari: Këtu në 2014 ka qenë komplet me mure kjo këtu. Kjo zonë ka ngrënë afro 500 milion lekë të vjetra gjoba nga INUK-u. Kemi mbifaturime diku tek 10-15 milion për shtëpi të energjisë elektrike. Këtu nuk ka gjobë që nuk është vënë. Ky është vendi më i persekutuar i gjithë zonave. Se ne kemi njerëz dhe ne Sauk, kemi dhe në Selit, gjithandej, si në Vaqarr, Pezë, Ndroq është katastrofë. Kemi probleme me marrjen e pronave. Çunit të xhajës i prishën dyqanin aty. Kot fare, do zgjerojmë rrugën të prishim dyqanin pa letra fare.

Lulzim Basha: Kush është këtu, një Gent Myrto apo jo?

 

 

Qytetari: Po ai është.

Banori: Të persekutuar kemi qenë në kohën e Enverit o Lul, të persekutuar jemi edhe sot

Basha tha se arsyeja se pse drejtuesit e administratës janë hajdut pronash, është për shkak se drejtësia është nën presionin politik. Kryedemokrati pohoi se 25 prilli është dita ku me votën në numrin 9, do të çlirohet drejtësia nga presioni politik dhe të gjithë ata që kanë shkelur padrejtësisht të drejtat e qytetarëve, do të përballen me ligjin. Kreu i opozitës u zotua se duke e rikthyer autonominë vendore njerëzve dhe administrata e re do të jetë tërësisht në shërbim të qytetarëve.

“Tani, Gent Myrto ju e dini fare mirë është një grabitës i çertifikuar tokash. E vetmja arsye se pse ai është këtu dhe jo aty ku e ka vendin, është sepse drejtësia është nën presioni politik të kësaj. 25 prilli ёshtё dita ku me votën numër 9 ju do tё çlironi edhe drejtësinë nga presioni politik dhe njё drejtësi e çliruar nga presioni politik, Gent Myrton me shokë, i cili ёshtё njё nga grabitësit mё tё mëdhenj i tokave nё Shqipëri, tokave tё Vaqarrit nё kёtё rast, por si tё tillё ka shumë shembuj, nuk do tё ketë mё pastaj shpëtim nga drejtësia. Sigurisht drejtësia do ta bёj drejtësinë, s’do ta bёj qeveria. Ne do t’i mbajmё duart larg sistemit tё drejtësisë. Por arsyeja e vetme pse kanё ndodhur këto gjëra këtu ёshtё sepse qeveria me presion politik ndaj prokurorëve, ndaj gjyqtarëve i kanё mbrojtur zyrtarët e korruptuar tё cilët iu grabisin pronat, tё cilët ju grabisin taksat dhe pastaj i ndajnë me njё grusht pushtetarësh nё Tiranë. Kur flasim për ndryshimin, një pjesë shumë e rëndësishme e ndryshimit do të jetë kjo. Më 25 Prill me votën për Partinë Demokratike, për Aleancën për Ndryshim, me votën për numrin 9, ju do të na jepni mundësinë ti çlirojmë duart drejtësisë. Ajo qe do të bëjmë të mundur më 25 Prill është ndryshimi.

Dhe kjo do të thotë në radhë të parë t’ia kthejmë institucionet njerëzve. A mund të quhet institucioni juaj administrata e kësaj njësie administrative. A është demokraci që Vaqarri, Ndroqi, Peza të jenë një shtojcë e një qyteti që po shkon një milionë banorë, a kujtohet njeri për hallet dhe problemet tuaja? Sigurisht që jo. Kështu që ne do të nisim menjëherë konsultim me banorët procesin e decentralizimit të vërtetë dhe do ja kthejmë autonominë vendore, do j’ua kthejmë përgjegjësinë ta zgjidhini ju kryetarin e njësisë vendore, se s’mund të rri kryetari i njësisë vendore te sheshi “Skënderbej”. Grabitës tokash si ky që keni këtu dhe siç janë anembanë Shqipërisë dhe të jeni të sigurt që me 25 Prill kjo dramë do të marrë fund. E vetmja gjë që duhet është masivisht me 25 Prill masivisht në kutitë e votimit asnjë banor të mos mbetet në shtëpi sepse përgjegjësinë e keni ju. Përgjegjësinë për votë e keni ju. Është në dorën tuaj, ju e keni atë fuqi. Përdoreni atë fuqi, këtë po e kërkoj unë, këtë po e kërkojnë edhe partnerët tanë. Përdoreni ju atë fuqi, merreni atë përgjegjësi. Unë ju ftoj të votoni për ndryshimin, të votoni për numrin 9 dhe unë ju garantoj se një nga efektet e saj do të jetë edhe do të kemi një drejtësi funksionale, pa presion politik e cila nga zyrtari i parë i shtetit , nga Kryeministri i ardhshëm, nga Unë e deri tek zyrtari i fundit, në qoftë se shkelim ligjin do të përgjigjemi para drejtësisë” – tha Basha./ b.h

Next Post
“PD nuk i fiton zgjedhjet”, Topalli paralajmëron surprizën e madhe në 25 prill

"Pse u shit opozita", Topalli: Po ndodh diçka e padëgjuar, pse nuk flet Basha për 4 vilat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In