Në vendin ishullor Mauritius që ndodhet në Oqeanin Indian të gjithë të sëmurët me Covid-19 janë shëruar. Sipas një deklarate nga ministria e shëndetësisë, edhe i sëmuri i fundit me COVID-19 është shëruar dhe se në vend nuk ka mbetur më rast aktiv.
Sipas autoriteteteve shëndetësore që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar gjithsej 334 raste dhe 10 vdekje.
Aktualisht Mauritius është vendi i vetëm në kontinentin e Afrikës ku të gjithë të prekurit me COVID-19 janë shëruar. Ndërkohë për të parandaluar përhapjene Covid-19 vendi mori masa të rrepta kufizuese ku dhe shtyu datën e hapjes së kufijve më 31 gusht.
Numri i rasteve në vend u zerua në muajin maj dhe për 17 ditë me radhë nuk u regjistruan raste të reja për të prekur.
g.kosovari