• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky është udhëzimi i Bashës për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet

by Java News
23/01/2017 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

Basha me krerët e PD-së në rrethe
Basha me krerët e PD-së në rrethe

Krahas betejës politike për plotësimin e kërkesave të saj për votim dhe numërim elektronik, Partia Demokratike ka angazhuar degët e saj në rrethe për nisjen e një procesi të gjerë të mbledhjes së kandidaturave për Kuvendin e ardhshëm.

Përmes udhëzimit që Basha u ka nisur drejtuesve të PD-së në rrethe kërkohet që përfaqësuesit demokratë të nisin dialogun për mbledhjen e kandidaturave për deputetë përmes një konsultimi të gjerë.

“Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse”, thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe.

Në pikën e tretë të këtij udhëzimi, drejtuesit demokratë kanë përcaktuar edhe disa nga kriteret bazë që duhet të plotësojnë emrat që do të propozohen për deputetë në Partinë Demokratike.

“Propozimet duhet të përfshijnë individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës, me integritet të lartë moral dhe shoqëror, me kontribute dhe arritje profesionale të njohura, dhe që gëzojnë respekt në komunitetin vendës dhe më gjerë”, thuhet në udhëzimin e PD-së. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka përcaktuar 15 shkurtin si afatin final, kur drejtuesit e PDsë në rrethe do të vijnë me propozime konkrete për deputetët që do të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet e ardhshme.

PROPOZIMET ELEKTRONIKE

Propozimet për kandidatët e mundshëm në listën e PD-së, nuk do të mblidhen vetëm nga drejtuesit e PD-së në rrethe. Dy ditë më parë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike është publikuar një dritare e re, që u jep mundësinë qytetarëve të propozojnë online deputetin e tyre.

Në faqen “pd.al/propozo- deputetin-tënd”, qytetarët e ndryshëm mund të japin alternativën e tyre, duke propozuar kandidatin që duan. Kandidatët e propozuar do të seleksionohen nga grupet e punës në selinë blu, të cilët do të kalojnë në sitën e kontrollit të figurës ose, siç njihet ndryshe, procesi i vetingut.

“Partia Demokratike zhvillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit, por edhe qytetarët e tjerë, janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj, mes tyre do të përzgjidhen ata që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin”, thuhet në faqen zyrtare të selisë blu./panorama/a.k

Next Post
10 profesionet më të mira… pas 10 viteve (FOTO)

Intervistat e punës, detajet që duhet të shmangni, ju bëjnë humbës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

March 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In