• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ky është rrëfimi prekës i senatorit McCain për betejën me kancerin

by Java News
26/09/2017 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori amerikan, John McCain, ka thënë se mjekët i kanë dhënë atij një “prognozë shumë, shumë serioze”, teksa ai po përballet me kancerin në tru.”Disa thonë 3 për qind, disa thonë 14 për qind”, ka thënë McCain në një intervistë për televizionin CBS, teksa ka folur për gjasat e tij për mbijetesë.

McCain i është nënshtruar në korrik një operacioni për heqjen e një tumori në tru, që më pas kishte dalë të ishte një formë e glioblastomës, i njëjti lloj i kancerit që i kishte marrë jetën ish-kolegut të tij në Senat, Edward M. Kennedy, më 2009.

McCain ka treguar se e ka Kennedyn në mendje shpesh. Senatori ka thënë se Kennedy ka vazhduar të punojë, përkundër diagnozës, dhe “nuk është dorëzuar kurrë, për shkak se e donte angazhimin”.

Kenney, ka treguar McCain në CBS, “ka mbajtur punën, ka vazhduar të punojë, të ecën përpara, edhe kur ka qenë në karrocë”.

McCain, senator republikan nga Arizona, i cili është cilësuar i pavarur për shkak të refuzimit të tij për të votuar për projektligjet e republikanëve për përkujdesjen shëndetësore, po përpiqet të veprojë sikur i ndjeri.

“Jam më energjetik dhe më i angazhuar, si rezultat i kësaj, sepse e di që duhet të bëj gjithçka që mundem për t’i shërbyer këtij vendi, deri sa të mundem”, ka thënë McCain, i cili e nis ditën me kimioterapi dhe rrezatim, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
‘The Telegraph’: Rruga e “re” e shqiptarëve për në Britani vjen nga Spanja

‘The Telegraph’: Rruga e “re” e shqiptarëve për në Britani vjen nga Spanja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

February 26, 2026
“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In