Ky eshte i riu 20 vjeç qe ka humbur që prej ditës së djeshme dhe dyshohet se ai është mbytur në lumin Drin i Zi në Kukës.
Policia tha në njoftimin e saj se është duke punuar për gjetjen e trupit të viktimës, por qytetarët tregojnë të kundërtën.
Edhe pse policia tha se do të niste kërkimet përmes polumbarëve të forcave RENEA për gjetjen e trupit të pajetë të djalit R. Spahiut, deri më tani asnjë gjë nuk është bërë.
“Ne drini zi ne zonen e kuksin, kumuna ujmish u mbyt nje person. Ka 2 dit dhe vetem familjar dhe te afërme po e kerkoj.. dhe organen e policisë.. dhe pulumbar dhe akoma ska ardhur.. ju lutem.. denconi kete rast.. .. akoma s’eshte gjetur.. 21-vjecar..”, – shkruan një banor i zonës tek JoQ, që ka sjellë edhe fotot e të riut që ka humbur.
Nuk mjafton fatkeqësia, por në mes të mortit janë vetë familjarët ata që duhet të bëjnë të pamundurën për gjetjen e trupit të viktimës, pasi shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.