• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ky është dëshmitari kyç i hetimit kundër presidentit Trump

by Java News
29/10/2019 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolonel Lejtnant Alexander Vindman ka qenë oficer i këmbësorisë amerikane në disa fushata ushtarake jashtë vendit. Ai është nderuar me medaljen “Zemra e Purpurtë” (Purple Heart) pasi u plagos në Irak nga një bombë e vendosur në anë të rrugës. Alexander Vindman ka shërbyer në ambasadat amerikane në Kiev dhe në Moskë dhe ka mbuluar çështjet politiko-ushtarake me Rusinë në Pentagon.

 

Por është pozicioni i tij më i fundit, si eksperti kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, që e vendosi atë në epiqendër të vëmendjes, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate po vazhdon hetimet që mund të çojnë në ngritjen e akuzave zyrtare për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

 

Zoti Vindman ishte ndër personat që dëgjuan bisedën telefonike të 25 korrikut, gjatë së cilës Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy një “nder”, atë që të niste hetimet për një nga kundërshtarët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020-tës, ish-Nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden. Ky i fundit ishte deri këtë vit anëtar i bordit të një kompanie gazi natyror në Ukrainë.

 

Zoti Vindman u tha hetuesve në Kongres se u shqetësua aq shumë nga kërkesa e Presidentit Trump për Presidentin Zelenskiy që të ndërhynte në skenën politike të Shteteve të Bashkuara, saqë i raportoi komentet e presidentit tek eprorët e tij.

Tashmë Alexander Vindman është 44 vjeç. Por ai dhe vëllai i tij binjak, Yevgeny, ishin vetëm 3 vjeç kur familjet e tyre u larguan nga Ukraina, atëherë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, drejt Shteteve të Bashkuara. Vëllai i tij është gjithashtu kolonel lejtnant i ushtrisë dhe jurist për çështjet e etikës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Zoti Vindman u tha ligjvënësve që po zhvillojnë hetimet se: “sapo mbërritëm në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1979, babai im bëri disa punë që të na mbështeste, duke mësuar anglishten gjatë orëve të natës. Ai na theksonte rëndësinë e integrimit plotësisht në vendin tonë të ri”.

“Për shumë vite jeta ishte e vështirë. Por megjithë fillimet tona të vështira, familja ime punoi për të ndërtuar ëndrrën e saj amerikane. Unë vlerësoj thellësisht vlerat dhe idealet amerikane, si dhe fuqinë e lirisë. Unë jam patriot dhe është detyra ime e shenjtë e në nderin tim që t’i mbroj këto vlera dhe vendin tonë, pavarësisht çdo pale politike”.

Ai tha se ka shërbyer mbi 20 vjet si oficer i ushtrisë amerikane dhe si diplomat “me qasje jopartiake dhe me respekt e profesionalizmin të madh për administratat republikane e demokrate”.

Presidenti Trump e përshkroi zotin Vindman si ndjekës të asaj rryme që ai i ka cilësuar si “Never Trumper” që nuk kanë qenë kurrë pro tij. Ai ka ngritur pikëpyetje pse Kolonel Lejtnant Alexander Vindman iu lejua të dëshmojë si pjesë e hetimeve për shkarkimin e tij, pergatiti Tema.

Next Post
“Qyteti Studenti”, poli më ri i relaksit në kryeqytet

“Qyteti Studenti”, poli më ri i relaksit në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com