Një aksident tragjik i mori jetën një çifti shqiptar në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë në aksin rural Xorterou – Koimisis në Seres të Greqisë.
Mesohet se viktimat janë Jani Shkurti 35 vjeç dhe Vasilika Alija 25 vjeçe nga fshati Dorëz, Librazhd dhe prej vitesh jetonin në Greqi.
Në automjetin ka qenë dhe vajza e tyre 2-vjeç, e cila fatmirësisht ka shpëtuar.
Makina me të cilin po udhëtonte familja ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllat metalike.
a.ç