• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ky është 20-vjeçari nga Skrapari, Klevis Sula, që vra dje nga dy shqiptarë në Islandë

by Java News
09/12/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar është vrarë në mes të kryeqytetit islandez dhe jo nga të huaj, por nga 2 shqiptarë tjerë. I vrari është Klevis Sula, 20 vjeç me origjinë nga Skrapari dhe vrasja e tij në Rejkjavik mori vëmendje të madhe nga mediat lokale të Islandës dhe gjithashtu u publikua edhe në faqen zyrtare të autoriteteve policore. Klevis Sula u qëllua me thikë nga dy shqiptarë pranë një monumenti kulturor në sheshin qëndror të Rejkjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit dhe nuk mundi dot t’i mposhte plagët duke u ndarë nga jeta në spitalin Land Spitalaium, ku po mbahej në jetë përmes aparaturave.

Policia tha se kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për arsyet e agresionit për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Rejkjavik në 15 dhjetor 2017. Është portali “Çorovoda Online” , e cila referuar një shkrimi të pasdites së djeshme (8 dhjetor 2017) në portalin “Visir.is” ku pasqyrohet lajmi i ndarjes nga jeta të një prej viktimave të agresionit të fundjavës që lamë pas.

Me një titull të fortë Visir pak pas orës 18:09  shkruante “Vdes një nga të rinjtë që u qëllua me thikë në Austurvelli”. Menjëherë pas lajmit të ndarjes nga jeta, në rrjete sociale kanë qenë bashkëmoshatarët ata që kanë treguar dhimbjen e ndarjes nga jeta të Klevisit duke i dedikuar fjalë zemre dhe pikëllimi. Prej ditësh në fakt, thuajse gjithë qyteti i vogël i Çorovodës ka qenë sy e vesh nga ngjarja.

Motra e Klevisit shkruan në Facebook statusin prekës:

Ti ishe engjelli me i bukur ketu ne toke por Zoti nuk te la mes nesh te vendosi flatrat e te mori prane vetes!!!Po si mundem une, ne,, te te themi ty Lamtumire?! A do mundem ndonjehere te harroj Vellain tim te madh.. se ti keshtu me thoje gjithmone.. ma kujtoje gjithmone qe une skisha vetem nje vella po kisha dy..se te kisha ty..
A do mundem une..ne ..te harrojme kujtimet me ty..?
A do jemi ne te njejtet Pa Ty…?
A do mund te qendrojne me ne kembe keto male te larte nga dhimbja jone e madhe?
Une.. ne .. te gjithe po te prismim se na the qe do vije? Na genjeve? Ne prape po te presim po kush? Kush nga ne e dinte se do te vije keshtu sic po vjen si nje furtune qe mbasi mbaron ka shkatrruar shume gjera..shume endrra..shume plane…Ti prape do vish e do ikesh perseri..per here te fundit?! Te kete vall fund? Joo joo nuk ka se po te kishte ti me gjithe qenien tende duhej te ishe ketu me ne..prane nesh…prane te gjithve jo te shdnerroheshe ne nje vegim..ne nje kujtim dhe ne nje dhimbje te perhershme!!!
Sot bashke me zemren tende eshte vrare edhe zemra e nje motre, eshte vrare zemra e nje vellai, e nje nene, jane varur koka nga pikellimi dhe lotet sdo ti ndali as pernedimi dhe as agimi i shume diteve qe do te vijne…
Une.. akoma po te pres vella..do te te pres dhe do te te percjell perseri..pastaj e ke radhen ti te me presesh mua te na presesh ne se nje dite do te jemi prane teje ……”

 

Next Post
Brazil, prangoset bosi i drogës, mijëra policë morën pjesë në aksion

Brazil, prangoset bosi i drogës, mijëra policë morën pjesë në aksion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In