Policia italiane vuri në pranga një shqiptar, pasi u kap me 14 kg heroinë, si dhe një sasi të madhe eurosh.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua të shtunën pas një operacioni të policisë në Bollate, provincë e Milanos.
‘Milanotoday’ shkruan se sasia e drogës u gjet në dy apartamente që ishin në përdorim nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet. Sakaq, në ndihmë të operacionit u përfshinë edhe qentë anti-drogë, aksion në të cilin u sekuestruan edhe 9 mijë euro para cash, një makineri që numëron para si dhe një makineri për ngjeshjen e drogës.
Po ashtu karabinierët sekuestruan edhe 8 celularë si dhe materiale për paketimin e drogës dhe shënime që lidhen me aktivitetin e paligjshëm të trafikimit.
Shqiptari për t’u kamufluar nga aktiviteti kriminal punonte si kuzhinier në një restorant në vendin fqinj. /b.d










