Ka nisur me akuza ndaj Veliajt seanca e sotme plenare. Fjalën i pari e ka marrë deputeti demokrat Genc Pollo, i cili ka akuzuar ministrin Veliaj dhe kryeministrin Rama për shkarkimin e një nënpunësje e cila nuk pranoi të shkelte ligjin.
Sipas Pollos, nënpunësja denoncoi me prova shkeljen, por mori heshte nga Rama e Veliaj dhe me pas, në dhjetor, u shkarkua nga puna.
“E shkarkuara Gjonaj ishte e aftë dhe bënte punën e saj, por Rama-Veliaj e shpërfillën dhe e hoqën nga puna pse guxoi të denonconte”, tha Pollo.









