• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi “zien” për borxhin dhe pagat/ Berisha: Mashtroni! Rritja po shkon në borderonë e kryeministrisë!

by Java News
03/11/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka nisur të nxjerrë “avujt” e parë të tensioneve menjëherë me ardhjen e ish kryeministrit Berisha, teksa debati është zhvendosur në çështje e ekonomisë së vendit. Berisha ka replikuar me fjalën e Ministrit të Financave Ahmetaj, duke thënë se borxhi publik ishte 62% por tashmë është 72%, duke deklaruar se nuk është ulur asnjë gjë. Më tutje Berisha ka shtuar se edhe rritja e pagave për të cilën po bëhet gati qeveria, është në fakt një indeksim pagash në raport me inflacionin. Madje Berisha ka shtuar se në vitin 2013 në borderonë e Kryeministrisë rezultonin rreth 120 persona si punonjës, ndërsa tani dalin më shumë se 500 të tillë.

Nuk kanë munguar dhe batutat mes Berishës dhe socialistëve, përfshi Ahmetajn dhe Erjon Braçen, i cili ka folur nga vendi teksa në replikë, Berisha e ka quajtur kanabist.

Debati

Berisha hyn në sallë dhe e ndërpret, Ahmetaj: Mirëse erdhe, më kishe munguar!

Berisha: Së pari dua të vlerësoj zotin kanabist për përgënjeshtrimin që i bëri kryekanabistit. Ju zotëri që ishit në asamble të partisë suaj, a nuk ju tha që për herë të parë po ulet  borxhi nën 70%. A nuk thotë sot ky tjetri se është 71 %? Jeni bërë të neveritshëm. Në çdo fjale nxirrni një mashtrim. I rrahu gjoksin ai që s’di ça është borxhi, që po bëhet famoz për injorancën.

Takova një mik të shquar jashtë. Lëre Sali më tha, më dha librin e shkarravinave, që aty dukej psiqik. Për fat kisha dhe dëshmitar në këtë takim.

Sipas njoftimti të fundit jo që nuk janë 100 mln dollarë, por janë fiks 64 mln dollarë. Vrapon duke rrahur nga nëjri vend në tjetrin duke rrahur gjoksin për 100 milionë rritje. Në fakt janë vetëm 64 dhe është indeksim. U katandis kokoshi në thelë. U keni shkatërrruar çdo gjë. Këshilli i Ministrave sot ka në bordero 530 vetë punonjës nga 128 që kishte në vitin 2013. Prandaj s’vjen dot në parlament ai. Nuk ka si të vijë sepse regjistron çdo ditë një regjistrim. Dhe tani thotë do vendosim për fondin në shkurt. Qëndrimi apo jo i FMN do jetë një gjë e vendosur nga kriteret. Me borxhin mbi 70% fondi nuk mund të largohet. Keni mashtruar fondin në mënyrë monstruoze. Pse e morët borxhin, për tu kapardisur. Vetëm dështime në çdo fushë.

Berisha-braces që flet nga vendi: Pusho se edhe ti kanabist je si këta. Ti je injorant.

vijon…

Next Post
VIDEO/ Kjo femër i habit të gjithë… i jep makinë topless dhe duke kërcyer (Videon e regjistron vetë)

VIDEO/ Kjo femër i habit të gjithë... i jep makinë topless dhe duke kërcyer (Videon e regjistron vetë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In