Sot në orën 18:00 Kuvendi do të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e komisionit ‘ad hoc’, ndërkohë që opozita do ta bojkotojë.
Sot do të votohen emrat për dy komisione, të cilët përbëhen nga 6 anëtarë dhe 12 anëtarë, ndërkohë që opozita e ka bojkotuar procesin.
PS ka propozuar për anëtarë të komisioneve Ervin Bushatin, Pandeli Majkon, Vasilika Hysin, Bashkim Finon, Ulsi Manjën dhe Evis Kushin.
Në komisionin e parë që përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga opozita dhe 6 nga shumica, LSI ka propozuar 2 anëtarë Luan Ramën dhe Silva Cakën, ndërsa për komisionin tjetër me 6 anëtarë, LSI ka propozuar Vangjel Tavon.
Ndërsa PDIU ka propozuar Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën.
c.a