Parlamenti ka miratuar në punimet e seances plenare te se enjtes me shumicë votash katër anëtarë të AMA-s, Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.
Tri anëtarët Musta, Neza dhe Bregu janë në mandatin e tyre të dytë në Autoritetin e Mediave audiovizive dhe me zgjedhjen e anëtarit të ri Gjekmarkaj plotësohet formula prej shtatë anëtarësh të AMA, e cila ka sfidë kyçe dixhitalizimin e medias elektronike.
Anëtarët e AMA- u përzgjodhën nga Komisioni Parlamentar i Medias pas një gare të forte kandidaturash që vinin nga profesione të ndryshme. Ata janë emra të njohur në sferën mediatike dhe të auditorit universitar./a.m.