• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi urdhëron auditimin e konçesioneve, në sitë kontratat e qeverive Berisha-Nano

by A R
04/11/2016 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha privatizimet dhe kontratat e rëndësishme koncesionare, të firmosura gjatë 25 viteve të pluralizmit, do t’i nënshtrohen auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kjo është detyra kryesore që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ky institucion do të ketë tre vjet afat për të kaluar në sitën e ligjshmërisë dhe kostos financiare të gjitha koncesionet dhe privatizimet kryesore në 25 vitet e fundit.

Shkeljet, sipas rëndësisë dhe pasojave, me shumë gjasa, do të referohen në institucionet e reja të drejtësisë, në Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Kambanat bien për qeveritë e drejtuara nga Sali Berisha dhe Fatos Nano, pasi koncesionet kryesore të tre viteve të fundit, nën drejtimin e qeverisë “Rama”, kanë qenë objekt kontrolli nga KLSH.

“KLSH-ja nxitet që për 3 vjet të auditojë të gjitha privatizimet dhe kontratat koncesionare të realizuara në sektorët strategjikë në 25 vitet e fundit, për të vlerësuar ligjshmërinë, efektivitetin dhe ndikimin e tyre në Buxhetin e Shtetit dhe te publiku”, thuhet në rezolutën e Kuvendit për KLSH.

Privatizimet dhe koncesionet që do hetohen
Po cilat janë koncesionet dhe privatizimet strategjike, të realizuara gjatë kohës së qeverisë “Nano” dhe qeverisë “Berisha”, mbi të cilat ka një mal me dyshime dhe indicie për organin e akuzës? Dy privatizimet më të rëndësishme, por të dështuara të qeverisë “Berisha”, me kosto të rëndë financiare për buxhetin e shqiptarëve, janë privatizimi i ARMO-s dhe OSHE.

Të dy privatizimet strategjike sot konsiderohen të dështuara dhe të pa hetuara. Po ashtu, Berisha tentoi të privatizonte edhe Albpetrolin, por dështoi në fillim të procesit, për shkak se nuk u pagua garancia, pra 10 përqindëshi i ofertës, 85 milionë euro. Po ashtu, qeveria “Berisha” dha me koncesion katër hidrocentrale të fuqisë së mesme, konkretisht; Ulëz, Shkopet, Bistrica 1, Bistrica 2.

Deri më sot, askush nuk është veshur me përgjegjësi penale për abuzimin me pasuritë më të rëndësishme publike. Ndërkaq, në kohën e qeverisë “Nano”, u privatizuan Albtelekomi dhe AMC, për të cilat Berisha ka artikuluar një lumë akuzash. Po ashtu, gjatë qeverisjes së “Nanos” u privatizua Banka Kombëtare Tregtare, një aset i rëndësishëm, e cila u ble nga turqit. U privatizua edhe Banka e Kursimeve, ndërsa u dha me koncesion Aeroporti Nenë Tereza, koncesion i cili sot po u kushton shtrenjt shqiptarëve.

Detyrat e tjera
Kuvendi rekomandon që KLSH-ja të vijojë me përmbushjen e objektivave për rritjen e kapaciteteve audituese të burimeve njerëzore dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, duke përqasur metodologji moderne për auditim, për t’iu përgjigjur nivelit të parametrave të kërkuar nga INTOSAI.

Po ashtu, KLSH-ja duhet  të fuqizojë procesin e kontrollit të sigurimit të cilësisë, në zbatim të ISSAI-40 si një proces, i cili synon të garantojë shqyrtimin dhe analizën e brendshme të çdo procesi auditimi.

Kontrolli
Kambanat bien për qeveritë e drejtuara nga Sali Berisha dhe Fatos Nano, pasi koncesionet kryesore të tre viteve të fundit, nën drejtimin e qeverisë “Rama”, kanë qenë objekt kontrolli nga KLSH”.

Privatizimet
Dy privatizimet më të dështuara të qeverisë “Berisha”, me kosto të rëndë financiare për buxhetin e shqiptarëve, janë privatizimi i ARMO dhe OSHE. Po ashtu, qeveria “Berisha” dha me koncesion katër hidrocentrale të fuqisë së mesme.

14 detyrat e Kuvendit për KLSH

1. Të vijojë implementimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit, duke konsideruar që ligji i ri, riorganizimi i ri strukturor, si dhe format e reja bashkëkohore të auditimit dhe analizës duhet të vihen në shërbim të zgjidhjes konstruktive të problematikave të vërejtura gjatë vitit 2015.

2. Pavarësisht përmirësimit të kuadrit ligjor e rregullativ, prioritet në vijimësi duhet të jetë implementimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit, studimi i kujdesshëm dhe integral i ISSAI-eve, interpretimi i tyre brenda kontekstit shqiptar të auditimit të aktivitetit ekonomik publik, si edhe aksesit të kufizuar në informacion që shpeshherë ofrojnë subjektet nën auditim.

3. Në drejtim të veprimtarisë audituese, Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të vijojë me rritjen e cilësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të auditimeve të ligjshmërisë e përputhshmërisë, të teknologjisë së informacionit, dhe veçanërisht në auditimet e performancës.

4. KLSH-ja në vijimësi duhet të konsolidojë kryerjen e auditimeve financiare (certifikimin e pasqyrave financiare) të qeverisjes së përgjithshme deri në arritjen e objektivit final të dhënies së opinionit për pasqyrat financiare të gjithë Qeverisë.

5. KLSH-ja nxitet që për 3 vjet të auditojë të gjitha privatizimet dhe kontratat koncensionare të realizuara në sektorët strategjikë në 25 vitet e fundit, për të vlerësuar ligjshmërinë, efektivitetin dhe ndikimin e tyre në Buxhetin e Shtetit dhe te publiku.

6. KLSH-ja të vijojë me përmbushjen e objektivave për rritjen e kapaciteteve audituese të burimeve njerëzore dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, duke përqasur metodologji moderne për auditim, për t’iu përgjigjur nivelit të parametrave të kërkuar nga INTOSAI dhe rekomandimeve të dhëna nga kjo rezolutë.

7. KLSH-ja gjatë vitit 2016 e në vijim të zbatojë strategjinë e menaxhimit të kontrollit të riskut, me qëllim identifikimin, analizimin dhe monitorimin e risqeve kryesore që shoqërojnë përgjegjësitë e KLSH-së në funksion të minimizimit të ngjarjeve negative të paparashikuara dhe maksimizimin e mundësive gjatë veprimtarisë audituese.

8. KLSH-ja, në zbatim të kërkesave të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare të auditimit, duhet të rrisë adresimin e rekomandimeve në sektorë me impakt në publik, duke synuar që të jenë vlerë e shtuar në mirëqenien qytetare, si dhe të kërkojë ndjekjen e zbatimit të tyre në mënyrë të vazhdueshme.

9. KLSH-ja të fuqizojë procesin e kontrollit të sigurimit të cilësisë, në zbatim të ISSAI-40 si një proces, i cili synon të garantojë shqyrtimin dhe analizën e brendshme të çdo procesi auditimi, në përfundim të procedurave të shqyrtimit të rekomandimeve nga institucioni i audituar dhe të marrjes së vendimeve përkatëse.

10. KLSH-ja duhet të angazhohet për të rritur bashkëpunimin institucional me Prokurorinë e Përgjithshme, nëpërmjet monitorimit të ecurisë së padive penale dhe të zhvillojë një analizë fundore të saj në rastet e pushimit të çështjeve ose mosfillimit të çështjeve të referuara nga KLSH-ja në organin e akuzës.

11. KLSH-ja, duke filluar nga viti i ardhshëm e në vijim, duhet të bëjë pjesë integrale të raportit vjetor që paraqitet në Kuvend, edhe një raport që përfshin shkallën dhe mënyrën e zbatimit të rekomandimeve, si dhe një raport mbi kontrollin e sigurimit të cilësisë së veprimtarisë audituese.

12. KLSH-ja, duke filluar nga viti i ardhshëm, të bëjë pjesë integrale të raportit vjetor të
performancës së KLSH-së, analizën e shkallës së evadimit dhe zbatimit të rekomandimeve që kanë në përmbajtje të tyre masa zhdëmtimi.

13. KLSH-ja, në kuadër të bashkëpunimit institucional, për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe në funksion të miradministrimit të fondeve dhe pasurive publike, duhet të rishikojë marrëveshjet/memorandumet e bashkëpunimit me institucionet dhe organet ligjzbatuese, për t’iu përgjigjur sfidave dhe kërkesave të kohës.

14. KLSH-ja të vijojë përqendrimin e punës së vet në intesifikimin e procesit auditues për të parandaluar, zbuluar dhe denoncuar aktet korruptive, në funksion të forcimit të kulturës së ndëshkueshmërisë dhe të mirëqeverisjes. /Shqiptarja/a.m.

Next Post
Tjetër tërmet i fuqishëm në Shkup

Panik në veri të vendit, lëkundje të forta tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In