Këtë të enjte zhvillohet seanca plenare e radhës. Deputetët e Kuvendit do të mblidhen në orën 10:00, ku do të diskutohet gjatë në lidhje me investimet strategjike.
Sot është parashikuar të zhvillohet edhe interpelanca e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, me kryeministrin Edi Rama, për investimet strategjike. Por në mungesë të kreut të qeverisë, i cili ndodhet në samitin e BE-së në Bruksel, pritet që interpelanca të zhvillohet me ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.
/a.r