• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi shtyn afatet për komisionet e Vetingut, rikthehet lista e kandidatëve te Avokati i Popullit

by A R
06/03/2017 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kuvendi ka vendosur shtyrjen afateve për ngritjen e komisioneve të Vettingut,  n♪7 seancën e jashtëzakonshme ku nuk ishte e pranishme opozita. Po ashtu, me 81 vota pro, Kuvendi i ka kthyer Avokatit të Popullit listën me 21 kandidatët që plotësonin kushtet për në komisionet e Vettingut.
Kuvendi pritet tashmë të vendosë një tjetër datë për votimin e përbërjes së komisioneve për të cilat nevojitet prania e opozitës.
Po ashtu, parlamenti vlerësoi se 21 kandidatët e përzgjedhur nga Avokati i Popullit të cilët plotësojnë kriteret, janë të pamjaftueshëm pasi duhen 27 emra për funksionimin e komisioneve të Vettingut.

Ndërkohë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vlerësuar si kandidatë të mundshëm për Komisionet 79 emra nga aplikantët, të cilët kanë pasur mangësi në dokumentacionin e dorëzuar. Tashmë, ata mund të plotësojnë dosjet dhe të përfshihen në listën e kandidatëve pasi kanë kaluar testin e ONM.

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ftoi Avokatin e Popullit të rivlerësojë edhe njëherë kandidaturat.

“Avokati i Popullit solli një listë prej 21 kandidatësh për 28 vende në komisione.

Solli edhe një listë të dytë me 17 emra të cilët nuk plotësojnë kriteret për mungesë dokumentesh, për dokumente të pa noterizuara, dëshmi të gjuhës së huaj.

Komisioni që do ngrinte parlamenti sot do kishte vetëm 21 kandidatë për 28 vende, gjë që nuk na duket e arsyeshme.

Me qëllimin që dhe koha ka qenë e shkurtër dhe ka pasur mungesë eksperience si nga institucioni dhe aplikuesit, parë edhe nga trysnia e madhe ndaj aplikuesve, parë këtë edhe në frymën e një transparence më të gjerë dhe më të plotë për publikun, për një proces sa më të drejtë, për mundësi të barabarta të të gjithë atyre që dëshirojnë, ne gjykojmë që të 70 aplikantët që formalisht kanë mungesë në dokument, t’u japim një kohë prej 7 ditësh. Avokati i Popullit t’i thërrasë këta aplikues të plotësojnë këto kërkesa, me qëllim që komisioni Ad Hoc të ketë një bazë të gjerë dhe jo 21 kandidatë.

Kanë ardhur edhe ankimime nga prokurorë e gjyqtarë, që kanë pasur vullnetin për të aplikuar, por për arsye të mungesës së kohës, nuk u është krijuar mundësia për të aplikuar. Për të dyja këto, qoftë lista me 70 emra që ka kualifikuar Avokati i Popullit, qoftë edhe ata që dëshirojnë të aplikojnë, t’u japim një afat shtatë ditësh, pra deri javën tjetër”, u shpreh Ruçi.

/a.m.
Next Post
Tahiri me komandantin e Guardia di Finanza: Monitorim nga ajri kanabisit

Tahiri me komandantin e Guardia di Finanza: Monitorim nga ajri kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In