• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi shqyrton dy projektligjet për procesin kalimtar të pronësisë dhe kadastrën fiskale

by Java News
05/12/2018 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit 2019 dhe Paketës shoqëruese Fiskale, Kuvendi i Shqipërisë vazhdoi punën në komisione duke shqyrtuar dy projektligjet për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe për kadastrën fiskale. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, se legjislacioni i ri përmbledh të gjitha proceset e trajtimit të pronës në një ligj të vetëm dhe prona kthehet në një element zhvillimi, jo si dhuratë e shtetit, por si marrëdhënie ekonomike kapitaliste.

Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, Lame tha se procesi ka qenë difektoz, duke zvarritur shumë çështje ndër vite.“Në vendin tonë janë 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, ku 3.5 milionë janë të regjistruara dhe 600 mijë të paregjistruara. Nga këto, 2.5 milionë janë me probleme, çka do të thotë që duhet të nisin procesin nga e para”, deklaroi ai.

Lidhur me procesin e legalizimeve, Lame tha se deri tani janë legalizuar 227 mijë objekte; mbeten edhe 60 mijë, që do të mbyllen pas dy vjetësh. “Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit”. Përsa u përket ndërtimeve në Unazën e Re, Lame bëri përgjegjëse Partinë Demokratike, e cila ishte në pushtet gjatë vitit 2013, duke e ditur që Unaza do të zgjerohej, megjithatë lejoi legalizimet.

“Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohë janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik-shtator 2013, pra kur e kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re. Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e Pallatit me Shigjeta e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës”, u shpreh ai. Nga 1 shkurti i 2019-s, zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës./a.meta

Next Post
Qiproja insiston: Nuk e njohim Kosovën

Kosovë/Mashtrimi me vizat nuk mbaron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In