Analisti Lorenc Vangjeli e sheh si ‘dembelizëm’ procesin e tejzgjatur të parlamentit të Shqipërisë për të miratuar rezolutën kundër Serbisë dhe në mbështetje për Kosovën. Në emisionin ‘Kontrast’ Vangjeli bën edhe një koment sarkastik lidhur me mospajtimin e mazhorancës dhe opozitës lidhur me këtë çështje, ku thotë se Berisha e përdor Kosovën për qëllime politike.
“Asnjë nuk do ta legjitimonte Kosovën si një mollë sherri për politikë në Tiranë. Ka ndodhur gjithmonë, fatkeqësisht ndodhi edhe kësaj here. Parlamenti i Kosovës miratoi rezolutën më 28 shtator, ndërkohë që ky i yni mendohet se në rastin më të mirë mendohet të vonohet edhe 2 javë të tjera.
Sepse politika shqiptare edhe në këtë rast është në gabim. Nuk ja vlen të thjesht se kush e ka fajin, por sa herë që ka pasur temperaturë Saliu në Tiranë ka teshtirë edhe për Prishtinën. Dhe kjo është e padiskutuar.”/m.j