Parlamenti ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi. Me 79 vota pro dhe 10 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e depozituar nga opozitarët për të shkarkuar Peleshin.
Nga ana e saj opozita ka kontestuar hedhjen në votim pa debat të kërkesës së tyre.
Kryeparlamentari Niko Peleshi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj kërkesës së opozitës për shkarkimin e tij. Peleshi deklaroi se shkaku i vërtetë i kësaj kërkesë është fryma antagoniste përçarëse, dhe jo shkelja e rregullores apo Kushtetutës.
Ndërkohë 36 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan shkarkimin e Peleshit, pasi sipas tyre, ai ka kryer shkelje të rënda duke bërë që Kuvendi të humbasë rolin e tij.

