• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi që rrëzoi Berishën

by Mero Baze
30/04/2022 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk është fjala për rrëzimin fizik të tij në skenë. Ajo mund t’i ndodhë çdokujt, por fakti që i ndodhi sot çiftit Berisha, është një shenjë që mund t’ia kishin kursyer vetes këtë Kuvend.

Por ajo që ndodhi kur Berisha ishte në këmbë, është më e dhimbshme për të, se ajo që ndodhi kur ishte i rrëzuar mbi tapetin e Pallatit të Kongreseve.

Ishte më e rëndë, pasi brenda 7 muajve atij i ra në tokë gjithë propaganda me të cilën tentoi t’i vërsulej SHBA-së duke u fshehur pas luftës me Lulzim Bashën.

Fillimisht i ra kauza e bashkimit të demokratëve, me të cilën ai tentoi të krijojë një betejë fals me Lulzim Bashën. Kuvendi i sotëm e ndau dhe më thellë PD dhe e la Berishën në pakicë, sa i përket forumeve drejtuese të partisë.

Shumica e grupit parlamentar të PD, që është i vetmi institucion legjitim i Partisë Demokratike dhe i pakontestueshëm, refuzoi të marrë pjesë në Kuvendin e Berishës.

Kuvendi ishte një miting përmbyllës i foltoreve nëpër rrethe, pa asnjë përfaqësim legjitim dhe mbi të gjithë, me një bojkot që e bën atë një Kuvend që rrëzon “kauzën” e bashkimit të PD. Po ti shtosh pastaj dhe spektaklin e përjashtimeve të armiqve nga PD, e vulos tërësisht misionin e tij përçarës.

Bashkë me kauzën e bashkimit, Kuvendi rrëzoi dhe të ashtuquajturën “demokraci të brendshme”, pasi i ashtuquajturi Kuvend vazhdoi të mbështetet me zgjedhje të kontestuara në degët e rretheve, me një pjesëmarrje sa dhjetë për qind e anëtarësisë, dhe mbi të gjitha me një mungesë të plotë gare dhe rregullash loje.

Thjeshtë janë emëruar disa kryetarë besnike të rinj të Sali Berishës, shumica vjetërsira të harruara në listat e anëtarësisë së PD.

Nga ana tjetër, Kuvendi që pretendoi të ishte një Kuvend rithemelimi, në fakt jo vetëm që nuk solli dot asnjë emër të ri, qoftë dhe si anëtar, por shërbeu si një miting riciklimi, ku njerëz të larguar nga PD që kanë krijuar parti të tjera, kthehen të përlotur a thua se larg Berishës nuk i la larguar Berisha. Në këta aspekt skena ngjante më shumë si ato skenat kur nusja kthehet në derë të babait, dhe mallëngjehen të gjithë me të qara, edhe pse e kanë martuar vetë larg.

Në fund të këtij Kuvendi, mund të themi se kemi një përpjekje serioze të Sali Berishës për të formuar partinë e tij të re, me emra të vjetër, fytyra të vjetra dhe mbi të gjitha, me të gjitha huqet e vjetra të tij, që nga përjashtimi dhe shkelja e rregullave, e deri tek linçimi i kundërshtarëve.

Nuk dua të flas pastaj mbi tezat putiniste të Berishës në fjalim, se nuk kam ndërmend ta marr aq seriozisht si alternativë pushteti, por thjesht si opozitë anti-perëndimore në vend.

Në fund të Kuvendit është një skenë me humor, kur ai i zgjat dorën dikujt që nuk e ka në krah. Është pak a shumë si ato skenat me të cilat bëjnë humor me presidentin Biden. Por nuk është tamam ashtu.

Këtij ne fakt i mbeti  dora në ajër, se nuk kishte kush t’i zgjaste  dorën. Është fundi i një njeriu që synoi të vërë një parti të tërë në shërbim të vetes së tij, por që sot në fakt u dëshmua se partia i ktheu krahët.

Kuvendi që nisi me rrëzimin e tij në skenë, u mbyll me një skenë që nuk kishte kujt t’i jepte dorën. Të dyja janë shenja të këqija, që tregojnë se nuk është koha e tij, nuk është vendi i tij dhe mbi të gjitha, PD nuk është më parti e tij. Përveç të ricikluarve.

Next Post
Shoqëria jonë e konsumit që merret me Kujtimin (Gjuzin) dhe është e verbër para një të verbëri!

Shoqëria jonë e konsumit që merret me Kujtimin (Gjuzin) dhe është e verbër para një të verbëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In