Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar propozimin e deputetëve Sadi Vorpsi dhe Evis Kushu për heqjen e tatimit për akt dhurimi brends trungut familjar.
Këtu përfshihen trualli apo banesat. Deri më sot, tatimi për pronat e trashëguara ka qënë 15%.
Ndërkohë që amendimin ligjor për heqjen e tij erdhi në komision nga dy deputetët e mazhorancës, Vorpsi dhe Kushi.
Sipas vendimit të miratuar sot nga Komisioni i Ekonomisë, do të hiqet tatimi për pronat pavarësisht vlerës së tyre.
Kjo do të thotë se në rast dhurimi të pronës brenda trungut familjar, shqiptarëve nuk do t’u duhet të paguajnë më 15% të vlerës.
g.kosovari