• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi, PD vendos bojkotim të pjesshëm të seancës së nesërme

by Java News
02/11/2016 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët kanë vendosur të bojkotojnë pjesërisht seancën e nesërme parlamentare ku pritet të votohet ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Burime brenda grupit parlamentar të PD-së, konfirmojnë për BalkanWeb se është lënë në fuqi vendimi i fundit që mos të miratojë ligjet e qeverisë përfshi edhe ligjin e fundit që përmbyll paketën e reformës në Drejtësi.

Projektligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është ndër më voluminozët e reformës në drjetësi, me 198 nene, por sipas Partisë Demokratike ai është ligji me më shumë shkelje kushtetuese sesa çdo draft që është hartuar deri tani.

Nënkryetari i komisionit të posacëm për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi është shprehur se me ligjin e paraqitur ka një deformim flagrant të Kushtetutës, pasi Kuvendit i hiqet ekskluziviteti i emërimit. Sipas demokratëve, projektligji eliminon kriterin kushtetues të konkurimit të hapur të një profesioni të caktuar, duke risjellë amendamentin e dikurshëm, sipas të cilit Dhoma Kombëtare e Avokatisë apo një mbledhje pedagogësh kanë të drejtën e propozimit të kandidaturave. Për Partinë Demokratike, kjo është e papranueshme.

Me këtë fjali opozita përshkruan edhe heqjen e së drejtës së presidentit për të organizuar shortin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të paktën 4 çështje të tjera që lidhen me të 4 insitucionet e reja të drejtësisë, objekt i ligjit në diksutim. Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”, është përfshirë në rendin e ditës në seancën e nesërme të Parlamentit. Ky ligj kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Drafti i këtij projektligji është pjesë e paketës prej 7 ligjesh të Reformës në Drejtësi, ishte i vetmi që nuk u votua në seancën e 6 tetorit, bashkë me pesë ligjet e tjera, që do ta bëjnë të zbatueshme paketën kushtetuese të miratuar me konsensus ne seancën e 22 korrikut.
BW/d.i.

Next Post
Champions League: Sot luhen ndeshjet në fazën e grupeve

Real, Dortmund e Juve shkojnë si të kualifikuar në pushim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In