• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi nën hijen e fantazmës së Berishës

by Mero Baze
16/07/2021 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike mbledh nesër Kuvendin e saj pa Sali Berishën. Ai nuk do të jetë as në krye të vendit, as në rreshtin e pare, as në lozhë. Por do të jetë gjithandej, si një fantazmë që kontrollon shpirtrat e vdekur në atë sallë.

Të parin që përndjek fantazma e tij është Lulzim Basha. Ai është më i qetë që nuk do ta ketë fizikisht në sallë, që t’i raportojë ambasadores amerikane se filloi reflektimi, pastaj do të trazohet pak nëse dikush ngrihet nga salla e t’i thotë çdo bëjmë me Berishën. Është një pyetje torturuese që ai nuk ka fuqi as ta dëgjojë.

Më tej akoma fantazma ndjek rivalët e tij në atë sallë, ata që i zbukuruan garën false për kryetar dhe që akoma më keq se ky, akuzonin Bashën se ka tradhtuar Doktorin tek amerikanët.

Ata do ta donin që Berisha të ishte në sallë, jo se e duan vërtet më shumë se Basha, por se do donin që Basha të paguante taksën e përballjes me të.

Pas tyre, hija e Doktorit po përndjek kritikët e Bashës, të cilët ai i ka futur në lista për t’u rizgjedhur, dhe ata realisht janë të mërzitur, po kanë aq pak guxim sa dhe nuk i thonë dot ma hiq emrin.

Dhe ata shpresojnë se Berisha po i shikon nga lart dhe do të marrë hak tek Lulzim Basha për këtë që po u bën.

Në fund janë demokratët e thjeshtë, ithtarët e Berishës, ata që nuk mendojnë, por thjesht besojnë tek ai. Ata e duan në sallë, ta pyesin, ta prekin dhe të binden, “ore të tradhtoi ky Basha apo jo?”

As ata nuk do të marrin përgjigje, por do të shpresojnë se Doktori i sheh nga lart dhe do t’i ndihmojë.

Nesër praktikisht nuk ka Kuvend. Ajo është një ceremoni mortore që ngjan si të dyzetat e vdekjes politike të Berishës, ku pjesëmarrësit të gjithë do të donin të ishte në sallë për të vrarë kundërshtarët e tyre me dorë të tij.

Lulit i duhet siç i është dashur, të heqë qafe rivalët, rivalëve iu duhet t’i ankohen se Luli ia ka me hile, kritikëve të Lulit u duhet t’i ankohen se ai nuk është i mirë si Doktori, ndërsa demokratëve të besojnë se ai është gjallë.

Në fakt ai ka vdekur politikisht. Biles më keq. Është një i vdekur i pavarrosur, që do të helmojë çdokënd që do t’i rrijë afër dhe nuk ka guximin ta varrosë.

Në fund do të varrosë dhe Partinë Demokratike nëse dikush nga ajo sallë nuk merr i pari guximin t’i hedhë një grusht baltë përsipër e t’i thotë “udhë e mbarë”.

Ky nuk është një Kuvend që mblidhet nën hijen e fantazmës së tij, por dhe nën rrezikun e dekompozimit të kufomës së tij politike që ka ngelur mbi dhe, edhe që askush nuk guxon ta varrosë, me shpresë se do të kalbet vetë deri në shtator.

Next Post
Njerëzit e korrupsionit dhe të lidhur me Lulzim Bashën që marrin tendera në Fier, a do ta dëgjojë SPAK thirrjen e Petro Koçit?

Njerëzit e korrupsionit dhe të lidhur me Lulzim Bashën që marrin tendera në Fier, a do ta dëgjojë SPAK thirrjen e Petro Koçit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In