Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi sot seancën plenare duke theksuar se diskutimet do të fokusohen tek çështjet e evidentuara nga zgjedhësit, si dhe tek pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike.
Në nisje të seancës, Peleshi njoftoi se janë depozituar 4 projektligje nga Këshilli i Ministrave dhe 3 nga deputetët, si edhe pesë kërkesa për interpelancë dhe një kërkesë për pyetje. Ai shtoi se diskutimet e sotme pasojnë javën e veprimtarive njohëse me zgjedhësit.
Peleshi u shpreh gjithashtu se diskutimet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, me një kohëzgjatje jo më shumë se 4 orë, e ndarë mes shumicës dhe pakicës, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.
Kujojmw se Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.
Nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, Klevis Balliu, deklaroi se ministri duhet të japë shpjegime për shqetësimet e ngritura nga opozita.
Në mbështetje të urdhrit nr. 20, datë 27 mars 2026, rendi i ditës përfshin, miratimin e procesverbaleve të seancave plenare të datave 12 dhe 17 mars 2026.
Minutazhi i diskutimeve është ndarë si më poshtë:
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 142 minuta
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 60 minuta
Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 12 minuta
Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 12 minuta
Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 16 minuta (nga 2 minuta secili për Agron Shehaj, Ana Dajko, Besnik Brahimi, Erald Kapri, Mesila Doda, Redi Muçi, Shkurt Lasku dhe Tedi Mula).











