• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvendi miraton projektligjet ekonomike

by Java News
02/07/2015 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se 10 orësh diskutime, ku në qendër të debatit ishin standardi i zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, Kuvendi miratoi disa projektligje të rëndësishme me karakter ekonomik.

Me 77 vota pro Kuvendi miratoi p/ligjin “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huas, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH)”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro p/ligjin “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike” si dhe me 74 vota pro p/ligjin “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave për miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave”.

Me 73 vota pro Kuvendi këtë të enjte miratoi edhe p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së dëmshpërblimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për garancinë e bazuar në politika për financat publike në Shqipëri, dhe të marrëveshjes së huasë me afat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë që vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave, si huamarrës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si garantues, dhe DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si huadhënës fillestar, të rregulluar nga DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si rregullues kryesor i mandatuar, DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si agjent, dhe DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës si agjent dokumentacioni”.

Ndërsa me 72 vota pro Kuvendi miratoi p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për punët e Komunitetit IV të Fondit Shqiptar të Zhvillimit projekti “Zhvillimi i alpeve shqiptare dhe zonave bregdetare”. Ndërsa p/ligji “Për ratifikimin e dokumentit të ndryshimit nr. 2 të kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit”, u miratua me 74 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”,u miratua këtë të enjte me 75 vota pro.

Ndërsa miratimi i p/ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” u shty për seancën e radhës për mungesë kourumi.

Në seancën e sotme plenare u miratua me 74 vota pro edhe shtyrja e afatit të komisionit për marrëveshjen pozitë-opozitë për dekriminalizimin deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ndërsa anëtari i këtij komisioni Armando Subashi u zëvendësua me deputeten Vasilika Hysi. /ATA/

Next Post

Vlorë: Asgjësohen 8 parcela me 500 bimë narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In