• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi miraton disa projektligje, votohet edhe Rezoluta e RTSH

by A R
21/04/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miratoi të enjten me 76 vota projektligjin për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare mes shtetit shqiptar dhe vendeve të tjera.

Projekti i propozuar nga Ministria e Jashtme konsiderohet me rëndësi themelore në procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare nga pala shqiptare, kryesisht nga Ministria e Jashtme, e cila koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e te gjitha ministrive të linjës në proceset e propozimit, negocimit, nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjeve të tilla.

Me 102 vota, Kuvendi miratoi dhe disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, që synojnë rregullimin e mënyrës së dhënies të ndihmës ekonomike, përmes një procesi transparent dhe përdorimit të një formule të pikëzuar, për familjet dhe individët në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara social ekonomike.

Seanca e sotme miratoi gjithashtu dhe tre pr/rezoluta për veprimtarinë e tre institucioneve gjatë vitit 2015. Me të njejtin rezultat votimi, 75 vota pro dhe 29 vota kundër, u miratua pr/rezoluta për veprimtarinë e Radio Televizionit Publik Shqiptar dhe ajo për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndersa pr/rezoluta për veprimtarinë e Departamentit të Administratës Publike për gjendjen në Shërbimin Civil u votua me 74 vota pro dhe 28 vota klunder.

Votimi i fundit në seancën e sotme ishin dy projektvendimet për përbërjen e komisioneve hetimore për CEZ-n, të kërkuara nga maxhoranca dhe opozita. I pari do të drejtohet nga deputeti i PS-së Taulant Balla, ndërsa i dyti nga ai  I PD-se, Edmond Spaho.

Seanca e sotme e Kuvendit u shoqërua me debate të të forta mes maxhorancës dhe opozitës për zhvillimet e fundit politike në vend, arrestimin e Emiljano Shullazit, zgjedhjet në universitete, etj. Debati u ashpërsua dhe më shumë pas deklaratës  së ish-kryeministrit Sali Berisha që bëri thirrje për armatosjen e qytetareve me armë, ‘për t’u mbrojtur nga qeveria’, që e konsideroi ‘një organizatë kriminale’. Pas kësaj deklarate, një grup deputetësh të maxhorancës iu drejtuan me nje kërkesë Byrosë së Kuvendit, për të vendosur rreth sjelljes së ish-kryeministrit në seancën e sotme parlamentare, e konsideruar ‘e papranueshme dhe antikushtetuese’.

Next Post

Fotolajm/ Blushi dhe Hafizi veçohen nga kolegët e tjerë socialistë në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In