Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur për të miratuar ligjërisht draftin e ndryshimeve kushtetuese, duke i hapur rrugën draftit për ta çuar më pas atë drejt seancës plenare.
Ndërkohë seanca plenare e cila u ndërpre rreth orës 12 është lajmëruar se do të rinisë punimet në orën 21.00. Reforma pritet të miratohet brenda ditës së sotme.
Pas më shumë se 7 orësh bisedime në Kryesinë e Kuvendit, ambasadori i SHBA-vë Donald Lu si dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin dolën, por nuk u prononcuan për mediat.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, nga oborri i Kuvendit përshëndeti arritjen e marrëveshjes. “Për dy orë votojmë me konsensus reformën në drejtësi. Tani nis sfida për implementimi”, deklaroi Peleshi.
Ai, po ashtu informoi se javës që vjen do të miratohen edhe 7 ligjet, që njihen edhe si paketa e emergjencës.