Legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës ka shënuar pikën më të ulët sa i përket rendimentit të seancave plenare.
Që prej fillimit të këtij viti janë mbajtur vetëm shtatë seanca, përfshirë dy të tilla për zgjedhjen dhe betimin e presidentit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, i bie 14 seanca më pak, shkruan Koha Ditore.
Derisa më herët ishte bllokada e opozitës pengesë për thirrjen e seancave, vëzhgues të punës së legjislativit tani kanë thënë se janë zhvillime tjera që kanë çuar Kuvendin në pauzë.
Rehatimi i Hashim Thaçit në Presidencë dhe përçarja e partive opozitare po shihen si arsye kryesore për mosthirrjen e seancave.