• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi kërkon përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari: Dihet botërisht që ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha

by Ardit Rada
02/06/2020 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësuar nga Taulant Balla (autorizimi i përfaqësimit është në dosjen gjyqesore ) ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari , për veprat penale penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.

Kuvendi i Shqipërisë duke vleresuar  se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal,  është i pa mbështetur në ligjin procedurial dhe atë material ka kundërshtuar  këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë .

Kuvendi në këtë procedim,   ka evidentuar  se  persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të  privatizimit të  OSSH-së, kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”,”Mashtrimit”,”Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve  të veprave penale “, vepra penale këto të parashikuara  nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal.

“Në materialet e kësaj çështje, ka  një sërë dokumente dhe fakte në lidhje me  rolin dhe aktivitetin e shtetasit Nue Nik Kalaj, në kontaktet që ai ka patur me funksionare të lartë shtetërorë apo lidhje familjare të tyre  në kohën e privatizimit të OSSH-së, ku ndër to edhe me shtetasin z. Shkëlzen Berisha i biri i ish kryeministrit z. Sali Berisha, kryeministër në kohën e privatizimit të OSSH – së.

Kuvendi me  fletë-thirjen e  ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për  shqyrtimin e ankimit  në Gjykatën e Apelit Tiranë, në  dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë  gjykuese të përbërë nga  gjyqtarët Fatmira Hajdari  dhe Alaudin Malaj.  

Gjyqtaria Fatmira Hajdari  e cila është  caktuar  si anëtare  e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë  ankimin e  depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e  parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë”  të Kodit të Procedurës Penale, pasi  ekzistojnë shkaqe  të rëndësishme njëanshmërie. “

Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .

Ne kushtet kur kallëzimi  i Kuvendit  implikon  shtetasit Shkelzen Berisha   dhe   Sali Berisha për  lidhje me  shtetasin Ndue Kalaj  i dyshuar  për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e  ankimit të depozittuar nga Kuvendi, duke  qënë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha,   përbën  shkak për  njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes .

Nëni 18 i Kodit të procedurës penale parashikon se “Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17.

Kuvendi mendon se Gjyqtaria Fatmira Hajdari  ndodhet në kushtet e  parashikuara  nga neni 17 pika 1 shkronjë ‘ ë” të Kodit të Procedurës Penale , e cila   përbën  shkak  për të kërkuar, bazuar në nenin 18 të Kodit të Procedurës Penale  përjashtimin e saj nga  trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen  me objekt “Kundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020  për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Për sa më sipër Kuvendi, si palë në këtë proces kërkon përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i  çështjes”

/e.rr

Next Post
“Në total kemi 400 shtretër”/ Manastirliu: Një valë e dytë e koronavirusit është e mundshme, duhet të përgatitemi

"Në total kemi 400 shtretër"/ Manastirliu: Një valë e dytë e koronavirusit është e mundshme, duhet të përgatitemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In