• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi, ja kush janë 66 deputetët “memecë” dhe cilët kryesojnë listën

by Java News
14/07/2018 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtëdhjetëgjashtë deputetë të legjislaturës aktuale vlerësohet se janë pasivë në ushtrimin e funksionit të tyre, të cilët asnjëherë deri më sot nuk kanë shtruar pyetje parlamentare. Ka shumë të tillë që nuk po marrin pjesë as në punimet e Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 66 ligjvënës, për gati një vit asnjëherë nuk i kanë shtruar pyetje parlamentare kabinetit qeveritar. Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” monitoruesit e punës së Kuvendit, duke shtuar se është një numër shumë i madh i deputetëve që nuk po marrin pjesë as në punimet e institucionit ku janë zgjedhur me votat e qytetarëve.

Kuvendi i Kosovës tash e disa muaj po përballet me mungesë të kuorumit, në votimet e projektligjeve në rend të ditës, ndonëse në listat e pjesëmarrjes në seancë figuron emri i deputetëve, por që këta të fundit largohen nga salla pa përfunduar seanca.

Kjo papërgjegjësi e këtyre politikanëve ndodh derisa të njëjtit marrin paga mujore prej rreth 2000 euro, para këto që nuk i marrin as për një vit pensionistët kosovarë.
Më së shumti mungesa në seanca, siç i kanë thënë “Zërit”, ka deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi, i pasuar nga Gani Dreshaj i AAK-së, Teuta Rugova e LDK-së, si dhe Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili të PSD-së.

ma.me

Next Post
U arratis nga burgu italian, prangoset i dënuari për shfrytëzim prostitucioni

EMRAT/ Po kalonin 15 emigrantë drejt Malit të Zi, prangoset në Shkodër banda e trafikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In