• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvendi i Kosovës mblidhet për buxhetin, opozita hedh gaz lotsjellës

by A R
17/11/2015 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë opozitare në Kosovë bllokuan sërish zhvillimin e seancës së Kuvendit duke hedhur gaz lotësjellës, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli dha pushim dhe ftoi për një mbledhje të Kryesisë.

Ndërkohë që qindra protestues tashmë janë mbledhur jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku para pak minutash nisi dhe u ndërpre seanca e parashikuar për sot.

Me masa të shtuara të sigurisë Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të qeverisë, e cila u takua edhe në mëngjes para seancës, ku në axhendë e vetmja pikë është shqyrtimi i parë i Buxhetit të Shtetit për vitin 2016, i cili në vlerë prej 1 miliard e 680 milionë euro është miratuar nga kabineti qeveritar në 30 tetor.

Seanca është ftuar dje nga Kryesia e Kuvendit përkundër kundërshtimit të opozitës së bashkuar, e cila ka paralajmëruar se do vazhdojë me pamundësimin e zhvillimit të seancave plenare.

Kuvendi i Kosovës prej plot dy muajsh nga fillimi i sesionit vjeshtor me seancën e 17 shtatorit bllokohet nga opozita edhe me protesta, gjuajtje me vezë e gaz lotësjellës në seanca e jashtë tyre në kundërshtim të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Së fundit, në 23 tetor, as në mesnatë nuk ka përfunduar dita e gjatë e ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës e rreth tij, një seancë në rrethana të jashtëzakonshme jo në sallën plenare, pa opozitën, u mbajt në orët e para të pas mesnatës. Opozita, e cila qëndronte në seancën plenare, edhe me ndonjë pije, deklaronte se deputetetët e koalicionit qeverisës ishin mbledhur në byfenë e Kuvendit.

Në 30 tetor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese.

Në 11 nëntor, qeveria e Republikës së Kosovës në një deklaratë theksonte se mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.

“Masa e përkohshme e marrë nga Gjykata Kushtetuese është procedurë normale dhe e pezullon zbatimin e Marrëveshjes për Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Për ta siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshja si e tillë në pikën 2 e ka paraparë shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese”, theksonte komunikata e qeverisë kosovare.

Kuvendi i Kosovës, derisa u mblodh në seancën konstituive shumë të vonuar në 8 dhjetor 2014, në legjislacionin e kaluar ishte 7 muaj jofunksional, 1 muaj para e 6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare parakohëshme të 8 qershorit.

Nga Kuvendi i Kosovës bëhet e ditur se, për më shumë se 30 pika të tjera në axhendë, Kryesia dje u dakordua që të mbajë një mbledhje të re, gjatë javës së ardhshme.
Ndërsa, dje në mbledhjen e Kryesisë u diskutua edhe për kërkesën e 82 deputetëve, të cilët, nëpërmjet nënshkrimeve, kërkojnë krijimin e kushteve normale për punë në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi se kërkesën do t’ua adresojë institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu, kryetari Veseli propozoi mbajtjen e një seance të veçantë, në të cilën do të adresoheshin shqetësimet e partive opozitare përkitazi me demarkacionin e Malit të Zi, por, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, prezantoi qëndrimin e opozitës kundër çfarëdo seance të kësaj natyre.

ATSH

Next Post

“James Bond” përgjon bisedën e Putinit dhe Obamas (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In