• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kuvendi i Kosovës ende nuk funksionon, por pagat e deputetëve ecin

by Java News
19/01/2020 09:52
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Rreth 200 mijë euro do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës pagat bazë të deputetëve të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, pavarësisht se ky institucion nuk është duke punuar.

Ky dëm për buxhetin e vendit vlerësohet se po bëhet për shkak të ngecjes mes dy subjekteve politike Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje. Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj ka deklaruar për Ekonomia Online se gjatë kësaj periudhe të mosfunksionimit, Kuvendi do të ishte dashur të formoheshin komisionet parlamentare për të vazhduar proceset përpara të cilat kanë mbetur në gjysmë. Demhasaj theksoi se deputet që kanë dhënë betimin kanë të drejtën e marrjes së pagës bazë, por kjo do t’i kushtoj buxhetit dhe vendit, pasi ata nuk mund të përfundojnë asnjë punë, por vetëm në mënyrë formale.

“Prej seancës se 26 dhjetorit Kuvendi konsiderohet i konstituuar. Për faktin se është zgjedhur Kryetari dhe Kryesia. Puna tjetër që është dashur me vazhduar do të ishte formimi i komisioneve parlamentare. Prej momentin kur deputetët e kanë dhënë betim në seancë dhe është konstituuar, gjithë deputetët marrin pagën bazë”. “Rreth 200 mijë euro do të kushtoj brenda një muaji. Pasi që paga bazë shkon deri në 1500 euro. Edhe pse Kuvendi është funksional formalisht, pagat që deputet i marrin mund të konsiderohet një dëm për buxhetin pasi ata nuk janë duke punuar, thjesht po presin një marrëveshje për krijimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Kurse, analisti politik, Artan Murati fajëson dy partitë politike për mos formimin e Qeverisë, andaj thotë ai se edhe Parlamenti nuk është funksional. Murati e ka cilësuar si kosto të lartë për shtetin pagat bazë të deputetëve për shkak të gjendjes ekonomike në vend.

Por, Murati shpreson që me fillimin e punës së Kuvendit, deputet t’i kompensojnë më punë të duhur këto paga. “Legjislatura e shtatë ndonëse është konstituuar me 26 dhjetor, deputet vazhdojnë të mosushtrojnë funksionin e tyre, pasi ende nuk ka Qeveri. Është e vështirë që të kemi një legjislaturë funksionale nëse nuk ka Qeveri. Numri i komisioneve parlamentare varet nga i ministrive dhe konkretisht secilit komision do t’i caktohej një ministri përkatëse për ta bërë mbikëqyrjen”.

“Nga momenti i dhënies së betimit, deputetët fillojnë të marrin pagat bazë. Kjo është një kosto e lartë për shtetin, duke pasur parasysh situatën socio-ekonomike në të cilën gjendet vendi. Si kundërvlerë e asaj page të cilën e marrin të kemi një punë të mirëfilltë të cilët e bëjnë, por që për momentin është e pamundur pasi ende nuk kemi Qeverinë. Këto paga të marra ti kompensojnë më punë të mirëfilltë”, ka thënë Murati për EO.

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky veprim, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka kthyer bisedimet për koalicion në pikën zero. Liderët e të dy partive, Kurti dhe Mustafa, janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për arritjen e marrëveshjes.

Next Post
FOTO/ Qentë endacakë rrezik i pafundëm në Shëngjin, frikësohen qytetarët

FOTO/ Qentë endacakë rrezik i pafundëm në Shëngjin, frikësohen qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

January 30, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

January 30, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

January 30, 2026
Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

January 30, 2026
Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

January 30, 2026
Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

January 30, 2026
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In