• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i Berishës

by Blendi Kajsiu
03/05/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Ky është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokratike. Kryefjala e kuvendit ishte doktori, që prezantonte dhe mishëronte ideologjinë, programin dhe vizionin e “ri” të partisë. Në një kuvend ku spikaste mungesa e fytyrave të reja, prurja më e madhe ishte gjithashtu vetë Berisha.

Ndaj kuvendi shërbeu thjesht për të shpallur doktorin kryetar. Aq sa zgjedhjet për kryetarin e ri në 22 maj nuk kanë asnjë kuptim pasi rezultati tashmë dihet. Ato do jenë një formalitet pasi kushdo që përballet me Berishën në partinë e tij nuk ka asnjë shans teorik të fitojë. Ky fakt dëshmon që në PD-në e Berishës nuk ka zgjedhje dhe aq më pak demokraci.

Elementi thelbësor që dallon zgjedhjet reale dhe demokratike nga ato formale është faktori i paqartësisë. Në një demokraci ekziston gjithnjë një nivel i caktuar paqartësie në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Natyrisht që gjithnjë ka një kandidat apo kandidate që ka avantazh, por asnjëherë nuk ekziston qartësia absolute mbi rezultatin. Edhe kandidati që është në disavantazh të thellë në të gjitha sondazhet mund të fitojë. Kjo ndodhi me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 në SHBA.

Aty ku mungon demokracia rezultati i zgjedhjeve dihet. Mos të harrojmë që zgjedhje kemi pasur edhe në komunizëm, ama aty rezultati dihej me qartësi absolute. Nuk ekzistonte asnjë mundësi teorike që kundërshtarët e regjimit komunist të fitonin. Ndaj ato zgjedhje ishin formale dhe pa kuptim. Në një kontekst ku mungon demokracia nuk mund të kesh zgjedhje.

Të tilla do jenë edhe zgjedhjet e 22 majit në partinë e Berishës, krejt pa kuptim. Rezultati dihet me qartësi absolute që sot. Nuk ekziston asnjë mundësi teorike që një kundërshtar politik i Berishës t’i fitojë ato. Kaq mjafton për të kuptuar nivelin e demokracisë brenda kësaj partie “të rithemeluar demokratikisht”.

Berishizmi dhe demokracia partiake janë dy koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Berishizmi nënkupton që PD-ja është dhe mbete gjithnjë e Berishës, pavarësisht gabimeve dhe dështimeve politike të tij. Brenda kësaj filozofie politike ideja e garës apo e një partie më të madhe se lideri është absurde. Ajo është partia e kryetarit të përjetshëm, ndaj tingëllon ironike deklarata e Berishës se në kuvendin e tij e vranë kryetarokracinë. Kuvendi i 30 prillit, në fakt, ishte tempulli politik më i madh që i është ngritur ndonjëherë kryetarokracisë në Shqipërinë e tranzicionit. Në këtë kuvend, Berisha u kurorëzua kryetar shumë përpara zgjedhjeve të 22 majit.

Ai do t’i fitojë me siguri absolute këto zgjedhje edhe pse humbi rëndë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, edhe pse nivelet e popullaritetit në elektorat i ka tejet të ulëta, edhe pse vuri dhe imponoi “tradhtarin” Basha në krye të PD-së, madje duke i vjedhur haptas votat Sokol Olldashit, edhe pse me miratimin e tij u dogjën mandatet e PD-së në Parlament dhe u bojkotuan zgjedhjet lokale, edhe pse tashmë është shpallur non-grata për korrupsion dhe minim të demokracisë nga SHBA-të. Pra, Berisha do jetë kryetar i partisë, jo sepse e sjell atë në pushtet, jo sepse e demokratizon, jo sepse e hap partinë ndaj shoqërisë, jo sepse ka mbështetje elektorale apo ndërkombëtare.

Përkundrazi, me Berishën në krye PD-ja bunkerizohet më shumë, krijon një hendek edhe më të madh me shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar. Ai do jetë në krye të PD-së thjesht sepse është Sali Berisha. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.

Next Post
Ky është tipari jot më negativ bazuar në shenjën tënde të horoskopit!

Gjithçka si në ëndërr! Tre shenjat më me fat të Horoskopit për këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In