• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i Bashkimit Familjar

by Mero Baze
01/05/2022 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha i dha fund dilemave të atyre që mendonin se kishte nisur një betejë për të bashkuar PD. Lista finale e të zgjedhurve në atë që ai e quan Këshill Kombëtar, është dëshmi e fort e nevojës që ai ka për një familje të bashkuar rreth PD së tij dhe jo për një PD të bashkuar .

Lista e Këshillit Kombëtar, përveç nivelit banal politik, është një regjistër i gjendjes civile të Fisit Berisha, dhe e shokëve të djalit dhe vajzës së tij.

Është e pazakont se si në një listë të drejtuesve të PD të jenë bashkë, dhëndëri, nipërit e tij, kushërinjtë e tij, mbesat, nunët e kushërinjve, sekretaret e tij, fëmijët e sekretareve, e deri tek shokët e djalit administratorët e bizneseve të tij e kështu me radhë.

Kujdesi që gjithkush në atë sallë të jetë dikush ë ka lidhje familjare fisnore apo biznesi me familjen e tij, e bën përpjekjen e tij për të përçarë PD shumë domethënëse, pasi ka zbuluar makthin real që e mundon dhe e ka munduar nga PD e mëparshme, makthin e mungesës së besnikërisë.

Lulzim Basha përfundimisht e ka shkatërruar Sali Berishën shpirtërisht, mendërisht, dhe politikisht, pasi e ka detyruar që në vend që të nxjerr kthetrat siç tentonte të dukej si tigër, në fakt është strukur në shpellën e fisit të vet si urith, për të qenë i isgurt.

Fushata e tij kundër “besëprerit” në fakt ka qenë makthi i tij dhe betimi që nuk do përsëritej më që rrotull tij të kishte njerëz me personalitetin e tyre, që i bashkonte një kauzë politike.

Kuvendi i sotëm i partisë së Berishës, është thjeshtë një gjest i bashkimit familjar, i përafërt me procedurat e bashkimit familjar që bëhen në konsullata kur familjet ndahen për arsye të ndryshme.

Dhe sot ai përveçse ka blinduar partinë e tij me nipa mbesa krushq, dhëndurë, nunër, shokë të dalit apo vajzës apo të punësuar të tyre, ka thirrur dhe disa emra, që ishin larguar nga PD, por që kthehen aty të mallëngjyer që nuk do ta bëjnë më atë gabim. Aq fanatik është treguar sa dhe njerëz që janë realisht me të  dhe që kanë dhënë kontribute në keqkuptimet e tyre për Berishën, nuk janë përfshirë në listë fituese, se ndjehet i pasigurt.

Refuzimi historik i shumicës dërmuese të Grupit parlamentar të PD për t’iu bashkuar atij qoftë dhe formalisht në Kuvend ishte me sa duket goditja celebrale që ja ka shtuar më shumë makthet. Nëse Enkelejd Alibej arriti të bëj një platformë me 32 firma deputetësh kundër tij, pa Enkelejd Alibej dhe pa nxitjen e askujt ai humbi 35 deputetë. Kjo do të thotë që kundër Berishës, PD punon vet dhe nuk ka nevojë për liderë. Kurse kundër PD, Berishës i duhet të thërras fisin që ta mund.

Si i tillë ky Kuvend nuk vlen për të kuptuar ku do shkoj PD apo opozita, po vlen për të kuptuar makthet e Sali Berishës Dhe me thënë të drejtën për mua është shumë argëtues kur shikoj se që paska pas kaq shumë makthe. Dhe që s’kanë për ti ikur edhe pas kësaj.

Next Post
“Rastësisht në gushtin e vitit ‘80..”/ Tritan Shehu zbulon se si është njohur me bashkëshorten e tij: Është një grua e mrekullueshme

“Rastësisht në gushtin e vitit ‘80..”/ Tritan Shehu zbulon se si është njohur me bashkëshorten e tij: Është një grua e mrekullueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In