Edhe pse duheshin 3/5 e votave, Kuvendi ka futur në rend dite me proces të përshpejtuar ligjin për median audiovizive me 69 vota pro dhe 41 kundër.
Ligji në fjalë ishte kthyer për rishqyrtim nga ana e Presidenti Nishani dhe është votuar në parlament me kërkesë të deputetit socialist Erjon Braçe.
Debatet para votimit:
Meta: Do doja të hidhnim në votim kërkesën e zotit Brace.. të futet për shqyrtim në kuvend ligji për mediat audiovizive, i cili kërkon 3/5 e votave.. kush është pro?!
Topalli:Ejjj ejjj, ku janë votat…?
Meta:Ja mo, ja ku i ke!
Topalli: Ku janë votat, ku i keni?
Meta: Ja moj ku i ke, numëroi votat, merrini pamjet edhe numërojini
Paloka: Për aktin që sapo konsumuat, zoti kryetar, do duhet ta bëni me elektronik votimin që sapo bëtë me duar, nuk mund të rrijnë deputetët e të numërojnë votat.
Pollo: Do doja tju kujtoja që mbledhja e komisionit përkatës ka ndidhur dje, njëkohësisht rregullorja parashikon një afat 48 orësh nga kalimi në komision tek parlamenti. Prandaj kjo futje në seancë është e paligjshme dhe do ju kërkoja që ta tërhiqnit
Meta: Po fjalën e ka zoti Braçe
Braçe: Nuk e dëgjova zotërinë fare
Meta: Atëherë le të marrim 5 minuta pushim