Partia Demokratike ka njoftuar protestë madhështore për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Selia blu i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nesër paradite në orën 10:00 për të protestuar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para Kuvendit të Shqipërisë.
Ka qenë demokratja Albana Vokshi ajo që ka bërë ftesën për shqiptarët.
Deputetja mendon se meqenëse tërmeti i ditës së sotme nuk e shembi teatrin, ai i ka kapacitetet për të qëndruar ende.
“Por, Teatrin Kombëtar nuk e preku as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme, shenjë kjo që ne nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia, teatri dhe prona publike, nga korrupsioni i pushteti i oligarkëve”, tha Vokshi.
/b.d