• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvend, Manastirliu: Ndalimi i pijeve energjike, ndryshim i domosdoshëm për mirërritjen e fëmijëve!

by Java News
25/10/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndryshim i rëndësishëm ligjor po diskutohet aktualisht në Kuvend, ndryshimi i ligjit “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”, i cili do të përfshijë për herë të parë edhe ndalimin e përdorimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer.
“Ky ndryshim ligjor është i domosdoshëm për mbrojtjen dhe mirërritjen e fëmijëve, është një nismë që do t’ju shërbejë gjeneratave të ardhshme, për të patur një popullatë sa më të shëndetshme”, u shpreh në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Duke ju referuar të dhënave të fundit që tregojnë ndikimin e konsumimit të këtyre pijeve tek shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve, Ministrja Manastirliu shprehu mbështetjen pa rezerva të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kontrollin e ndalimit të konsumimit të pijeve energjike me përmbajtje të lartë të kafeinës dhe pijeve e gazuara që përmbajnë sheqer nga të miturit.

“Nuk është një sfidë e lehtë, por ne do të vëmë në dispozicion të gjithë burimet tona për të ushtruar kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, me qëllim minimizimin, deri në ndalimin e përdorimit të alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara nga të miturit”, tha Manastirliu.

Pasojat e konsumimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek mirërritja e fëmijëve. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, në veçanti, tek fëmijët dhe adoleshentët, pijet energjike mund të shkaktojnë çrregullime të rrahjeve (ritmit) të zemrës.  Fëmijët, veçanërisht ato me sëmundje kardiovaskulare, renale ose të mëlçisë, me epilepsi, diabet, mungesë humori dhe çrregullime të sjelljes, me hypertiroidizëm ose ata që marrin medikamente të caktuara, mund të jenë në rrezik më të lartë për ngjarjet e padëshiruara nga konsumimi i pijeve energjike.

Po ashtu, ekziston evidencë e bollshme shkencore lidhur me efektet negative të pijeve me sheqer tek fëmijët dhe adoleshentët. Kështu, shumica e studimeve raportojnë lidhje të fortë midis konsumit të pijeve me sheqer dhe rrezikut të obezitetit, rezistencës ndaj insulinës, pra rritje të rrezikut për zhvillimin e diabetit tek fëmijët dhe adoleshentët.

ma.me

Next Post
Opozita dështon sërish në politizimin e çdo fatkeqësie në Shqipëri, AP: Enea Foti vdiq nga shkaqe natyrale!

Opozita dështon sërish në politizimin e çdo fatkeqësie në Shqipëri, AP: Enea Foti vdiq nga shkaqe natyrale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

March 8, 2026
Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

March 8, 2026
Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In