• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

by El Be
05/03/2026 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga seanca e sotme në Kuvend, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se ndërtimi i shkollës “Edit Durham” ka përfunduar duke u kthyer në një ndërtesë moderne me standarde bashkëkohore infrastrukturore, me kapacitete të zgjeruara për nxënësit e personelin arsimor, ndërsa po përmbyllet edhe procesi i mobilimit dhe pajisja me mjete didaktike nga ana e Bashkisë Tiranë.

 ”Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret, sepse duhet kryer edhe mobilimi, që ka procedurën e vet të prokurimit sipas fazave të buxhetit. Ka nisur procesi imobilimit të ambienteve me orendi dhe mjete didaktike, në mënyrë që shkolla të vihet në funksion të plotë ku Bashkia e Tiranës si autoritet përgjegjës për këtë aspekt është në procedurë për përfundimin e këtij procesi dhe për kompletimin e të gjitha ambienteve, për zhvillimin normal të procesit mësimor. Shkolla e re “Edith Durham” ka 33 klasa mësimore, nga të cilat 13 janë të dedikuara për arsimin fillor dhe 20 për ciklin 9-vjeçar, duke siguruar kapacitete të mjaftueshme për nxënësit.

Godina e re është e pajisur me 10 laboratorë të specializuar për lëndë të ndryshme si informatikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjuhë të huaj. Krahas tyre, shkolla ka edhe sallë multimediale, bibliotekë si dhe një palestër me sipërfaqe prej 405 m², duke krijuar hapësira funksionale për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe edukative.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe tranzitore, theksoj se nxënësit e shkollës “Edith Durham” po zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës “Emin Duraku”, e cila ndodhet vetëm 160 metra larg, duke mos u larguar nga zona ku nxënësit janë mësuar të shkojnë, apo duke mos shkaktuar probleme të theksuara në transportin e tyre. Edhe shkolla “Emin Duraku” është një shkollë e re, e ndërtuar sipas standardeve evropiane përmes programit EU4School, duke garantuar kushte shumë të mira për zhvillimin e mësimit. Në këtë rast, dua të shpreh një falenderim të veçantë për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjyshërit, të cilët gjatë kësaj kohe kanë treguar mirëkuptim dhe bashkëpunim maksimal. Ky solidaritet ka qenë shumë i rëndësishëm për të garantuar vijimin normal të procesit mësimor, por nga ana tjetër duke mundësuar vijimin e punimeve për rikonstruksionin total të shkollës Edith Durham”, tha ministrja Kumbaro.

Më tej, ministrja Kumbaro theksoi se investimet në objektet arsimore mbeten prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

“Shumë shpejt nxënësit do të rikthehen në ambientet e reja të shkollës “Edith Durham”, në një mjedis më modern dhe më funksional për zhvillimin e mësimit.Gjithashtu, theksoj se investimet në arsim mbeten një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Vetëm në Tiranë, në vitet e fundit janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 70 shkolla të vendit, duke krijuar kushte moderne për mijëra nxënës që sot mësojnë në ambiente të pajisura me laboratorë, biblioteka, palestra dhe terrene sportive”, tha ministrja Kumbaro.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me Bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore, gjithmonë duke gjetur zgjidhje alternative të përkohshme, në mirëkuptimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve.

Next Post
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In