Sali Berisha ka marrë fjalën që në nisje të seancës plenare. Ai tha se kërkon që të futet ne rendin e ditës aksioni policor në Manzë.
“Unë ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë, një luftëtar lirie. Unë jam muxhahedin sot. Qeveria veproi si vasale e Iranit dhe jo si vend anëtar i NATO=s” – ishin disa nga akuzat e Berishës i cili harron që qeveria e ka përzënë ambasadën iraniane nga vendi.
Më pas ai kërkoi një minutë heshtje për një të vdekur në kampin e Manzës që as emrin nuk i dinte.
/a.r